business

Mirëmbajtës i Higjienës

  • star Publikuar: 17-08-2023
  • star Skadon: 31-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Mirëmbajtje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 858

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr.1292 të datë:16.06.2023 si dhe Rregullores për procedurat e rekrutimit, mardhënien kontraktuale dhe avansim në detyrë në ndërmarrje me nr.1338 të datë:20.06.2023, NPL”Hortikultura” Rishpall këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Titulli: Mirëmbajtës i Higjienës

Numri i pozitave: 1

Kohëzgjatja e kontratës: puna provuese 6 muaj( me mundësi vazhdimi)

Kualifikimi:

  • shkolla e mesme
  • 1 vit përvojë pune

Niveli i pagës: 12

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • mirëmban pastërtinë e objektit të qendrës;
  • mirëmban inventarin e gjithmbarshëm;
  • për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Qendrës
  • pastrimin e zyrave dhe të objektit në përgjithësi,
  • pastrimin e tualeteve,
  • pastrimin e oborrit dhe hapësirës përreth objekti,
  • kryen punë të tjera duke u bazuar në veprimtarinë e ndërmarrjes dhe urdhëresat e eprorit,
  • për punën e tij/saj i përgjigjet Udhëheqësit të Qendrës

Procedurat e konkurimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në Arkivën e Ndërmarrjes NPL”Hortikultura” SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën www.hortikultura-pr.com

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën, rr.Tahir Zajmi, pn në Prishtinë, apo përmes Postës së Kosovës.

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontraktues si dhe email adresën.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

  • Formulari për aplikim i NPL”Hortikultura”
  • dëshmit për kualifikim shkollor
  • dëshmit për përvojen e punës
  • kopjen e letërnjoftimit
  • çertifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar(jo më të vjetër se gjashtë muaj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcakuara në këtë shpallje si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Shpallja është e hapur që nga data 17.08.2023- 31.08.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL”Hortikultura” SH.A.