business

Udhëheqës për Menaxhimin e Rrezikut

  • star Publikuar: 10-07-2024
  • star Skadon: 20-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.S. Sigkos
Kategoritë Sigurime
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 913

KS Sigkos ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv, bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Vendi i punës: Udhëheqës për Menaxhimin e Rrezikut

Kandidati-ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili është i gatshëm të ushtroj ne mënyrë të pavarur funksionin e zyrtarit për menaxhimin e rrezikut ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për industrinë e sigurimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe zbatimi i një procesi të përgjithshëm të menaxhimit të rrezikut për kompaninë, i cili përfshin një analizë të ndikimit financiar në kompani kur ndodhin rreziqet;
  • Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së kompanisë në zbatimin e rrezikut në procesin e saj të vendimmarrjes dhe propozimi i përmirësimeve në vazhdimësi;
  • Analizimi i rreziqeve aktuale dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme materiale individuale dhe të agreguara të siguruesit;
  • Ndërtimi i ndërgjegjësimit të stafit të kompanisë për rrezikun duke ofruar mbështetje dhe trajnime;
  • Trajtimi i rreziqeve që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve si dhe kryeja e stres-testeve të rregullta;
  • Vlerësimi i mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm në vazhdimësi në mënyrë që të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet e mundshme sa më herët që është e mundur;
  • Vlerësimi i trajtimit të mëparshëm të rreziqeve të kompanisë dhe krahasimi i rreziqeve të mundshme me kriteret e përcaktuara nga kompania siç janë kostot dhe kërkesat ligjore.
  • Mbështetje e Bordit, Komitetit të Rrezikut dhe Menaxhmentit të Lartë të kompanisë në kryerjen e përgjegjësive të tyre përkatëse, përfshirë ofrimin e analizave profesionale dhe kryerjen e rishikimit të rreziqeve ;
  • Informimi i Menaxhmentin të Lartë dhe raportimi i rregullt te Bordi dhe Komiteti i Rrezikut, lidhur me profilin e rrezikut të siguruesit dhe detajet e rreziqeve ndaj të cilave siguruesi është i ekspozuar si dhe propozimi i metodave të përshtatshme për zvogëlimin e këtyre rreziqeve;
  • Kryen edhe pune tjera sipas legjislacionit për sigurime dhe Komitetit te Rrezikut.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në njërin nga drejtimet: menaxhim të rrezikut, ekonomik/financiar, administrim te biznesit, juridik, ose disiplina te ngjashme;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të rrezikut në industrinë financiare apo industri tjetër relevante;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e menaxhimit të rrezikut;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si më poshtë:

  • Biografinë: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit etj,
  • Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf te mbyllur ne adresën: Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup, 10000, mund te aplikoni edhe duke derguar dokumentacionin ne e-mail: [email protected] , ose duke aplikuar online.

Afati i aplikimit është deri me datë: 20 korrik 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur

APLIKO ONLINE