THIRRJE PUBLIKE PËR PUNËDHËNËS
Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" fton të gjitha kompanitë dhe organizatat e shoqërisë civileqë të bashkohen në punësimin e të rinjve në Kosovë.
Programi “Puna ime e parë” (PP) synon nxitjen e punësimit dhe mbështetjen e të rinjve tëkomuniteteve: rom, ashkalinjë dhe egjiptianë të diplomuar nga institucionet e arsimit universitar, të mesëm tëlartë dhe profesional.
Nëse jeni kompani dhe keni nevojëpër punëtorë, kjo është një mundësi që të punësonitë rinjë derinë moshën 35 vjeçare, pa përvojëpune dhe ti aftësoni ata sipas nevojave të kompanisë tuaj.
PUNËDHËNËSIT
Programi u drejtohet punëdhënësve me përgjegjësi shoqërore ata që besojnë se të rinjve duhet t'u jepet një shans dhe të cilët janë të gatshëm të hartojnë dhe zbatojnë një plan cilësor për trajnimin e të rinjve për të punuar. Me programin “Puna ime e parë” si punëdhnës keni mundësi:
- Të zgjedhni kandidatët që do të trajnoni për punë në përputhje me nevojat tuaja;
- Të zgjedhni kandidatët CV-të e të cilëve përshtaten më së miri me përshkrimin e vendit të punës;
- Pagesa e të cilëve për periudhë gjashtë mujore do të bëhet nga organizata jonë;
- Pas aftësimitju mund të punësoni puntorëte rinjë të cilët kanë shkathtësit e duhura për të realizuar punën me mbikqyrje minimale.
Për t’u bërë pjesë e programit si punëdhenës ju duhet të dergoni këto dokumentet si në vijim:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ OJQ-së;
- Listen me profilizim të pozitave dhe numrin e kapacitetit për mbikëqyrje (varësisht nga regjioni ku është i shtrirë ose operon).
Afati i fundit për aplikimi është më 07 korrik 2023.
Informacione shtesë
Në rast se keni pyetje në lidhje me programin (PP), ju lutem kontaktoni zyrtarin e projektit në adresën elektronike: [email protected] ose në numrin e telefonit 00 383 49 574456.