Kompania “DIBARCOM L.L.C” Me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane, hapë konkurs për pozitat vijuese:
- Administratë – Asistent/e e zyrës (1 pozitë)
- Teknik i IT-së ose Telekomunikacionit (1 pozitë)
- Mirëmbajtëse (1 pozitë)
Administratë – Asistent/e e zyrës
Kërkojmë t‘i bashkohetekipit tonë një person me atribute të larta, pozitive, me integritet, dinjitet dhe profesionalizëm.
Ju do të jeni "pasqyra" e kompanisë sonë dhe do të siguroheni që klientët të jenë dhe të ndihen të mirëseardhur.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon punën në administratë;
- Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të drejtorit ekzekutiv;
- Kujdeset për dokumentacionin e kompanisë;
- Kujdeset për mbarëvajtjen e proceseve sipas standardeve
- Menaxhon email-at zyrtare të kompanisë;
- Organizon takimet dhe pranon mysafirët;
- Merret me ankesat dhe kërkesat specifike te klientëve
- Transmeton informacionin tek personelii duhur në kohë e duhur
- Përditëson informacionet rreth konferencave, seminareve, trajnimeve dhe rezervimeve tjera
- Bashkëpunim të ngushtë me të gjitha departamentet,
- Kryen detyratë tjera që mund të dalin në varësi nga kërkesat e stafit dhe menaxhmentit të kompanisë.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
- Efikas/e në punë ekipore;
- Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;
- Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.
- Të ketë njohuri të paketës MS Office;
- Aftësi për të qëndruar i/e qetë nën presionin e kohës
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës
- Të ketë vetiniciative, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.
- Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme)
- PËRPARËSI NJOHJA E GJUHËS ANGLEZE
- Kusht të jetë student/e ose me bachelor të përfunduar
IT ose Telekomunikacion – Teknik i telekomunikacionit
Kërkojmë t‘i bashkohet ekipit tonë një person me atribute të larta, pozitiv, me integritet, dinjitet dhe profesionalizëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Tekniku duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë që t’i kryej detyrat e dhëna dhe detyrat shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda periudhës së pranueshme kohore.
- Të jetë në gjendje të kryej instalime dhe riparime te ndryshme ne lëmine e IT-së dhe telekomunikacionit.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
- Efikas/e në punë ekipore;
- Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;
- Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.
- Tëketë njohuri të paketës MS Office;
- Të njohë standardet e cilësisë së shërbimeve në IT
- Të ketë njohuri bazike në gjuhët programuese dhe rrjetave kompjuterike
- Te ketë aftësi te mira fizike
- Të ketë vetiniciative, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.
- Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme)
- PËRPARËSI NJOHJA E GJUHËS ANGLEZE
- Kusht të jetë student/e ose me Bachelor të përfunduar
Mirëmbajtëse
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pastron hapësirat e brendshme të kompanisë, angazhimi sipas marrëveshjes gjatë intervistës.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në email- in: [email protected]
Data e fundit për aplikim është 15.01.2023
Vërejtje:
- Vetëm kandidatet që përmbushin kërkesat do të ftohen për intervistë.
- Puna fillimisht do të përfshijë praktikë me pagesë
- Pas praktikës mundësi punësimi për ata që tregohen më të suksesshëm gjatë praktikës.
- Në rast se përzgjidheni ju do të keni një vend pune të këndshëm dhe të respektueshëm.
JU UROJMË SUKSESE NË KONKURIM!