business

Kërkesë për Ofertë: Furnizimi me Ushqim dhe Pije, Furnizimi me Laptopë, Ekspert/Trajner i Trajnimeve për Inteligjencë Artificiale

  • star Publikuar: 15-05-2024
  • star Skadon: 20-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani OJQ UTA
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 704

Kërkesë për Ofertë

Emri i organizatës: United Towards Art

Titulli: Furnizimi me Ushqim dhe Pije

Afati i dorëzimit të ofertave: 20.05.2024

Periudha e realizimit të furnizimit: Gjatë periudhës së aktiviteteve nga 26 maj -15 qershor 2024 (sipas kerekses)

Numri total i shujtave: 180

Përshkrimi i kërkesës për ofertë

United Towards Art kërkon të furnizohet me ushqim dhe pije për pjesëmarrësit e saj gjatë 4 aktiviteteve treditor. Numri i pjesëmarrësve është 45 dhe secili pjesëmarrës do të ushqehet me 1 shujtë në 3 ditë. Ky furnizim është thelbësor për të siguruar mirëqenien dhe komoditetin e pjesëmarrësve gjatë aktivitetit.

Specifikimet për ushqim dhe pije

  • Numri i shujtave në 3 ditë për pjesëmarrës: 3
  • Total shujtash për të gjithë pjesëmarrësit: 180
  • Pije: Pije freskuese dhe ujë i ambalazhuar për çdo shujtë
  • Kërkesa të veçanta dietike: Ofertuesit duhet të jenë të gatshëm të ofrojnë opsione për pjesëmarrësit me kërkesa të veçanta dietike (vegjetarianë, veganë, pa gluten, etj.)

Kërkesat e ofertës

1. Oferta Financiare:

  • Propozimi financiar duhet të përfshijë një përshkrim të detajuar të kostove, duke përfshirë çmimin për njësi dhe totalin për furnizimin e përgjithshëm të ushqimit dhe pijeve.
  • Të gjitha çmimet të jenë në Euro.

2. Specifikimet për Ushqim dhe Pije:

  • Përshkrimi i detajuar i menysë që do të ofrohet për secilën ditë shujtë, duke siguruar që ato të përmbushin kërkesat dhe duke konsideruar edhe aspektet e kërkesave për ushqim vegjetarian sipas nevojës.
  • Përfshirja e një broshure ose menyje

Dokumentet e kërkuara për dorëzimin e ofertës

  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit.
  • Përshkrimi i portofolit të biznesit.
  • Konfirmimi bankar.

Përshkrimi i Kompanisë dhe Kualifikimet

  • Një përshkrim i shkurtër i kompanisë
  • Përvoja dhe kualifikimet e kompanisë në furnizimin me ushqim dhe pije për ngjarje të ngjashme.

Dorëzimi i Ofertës

Ofertat duhet të dorëzohen deri më 20.05.2024 në emailin: [email protected]

Kriteret e Vlerësimit

1. Kriteri Kualitativ:

  • Specifikimet për ushqim dhe pije dhe përputhshmëria me kërkesat: 30%
  • Përvoja e furnizuesit: 10%
  • Referencat: 10%

2. Kriteri Financiar:

  • Oferta më e favorshme financiarisht: 50%

Total: 100%

Kërkesë për ofertë

Emri i organizatës: United Towards Art

Titulli: Furnizimi me Laptopë

Afati i dorëzimit të ofertave: 20.05.2024

Periudha e realizimit të furnizimit: para datës 26 Maji 2024

Numri i Laptopëve: 3

Përshkrimi i kërkesës për ofertë:

United Towards Art kërkon të furnizohet me tre laptopë për të mbështetur aktivitetet e saj edukative dhe artistike. Laptopët do të përdoren për trajnimet, aktivitete tjera të ndërlidhura si dhe per nevoja administrative të organizatës. Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën teknologjike të organizatës dhe të mundësojë realizimin e aktiviteteve edukative në mënyrë më efikase dhe efektive.

Specifikimet teknike për laptopët:

  • Diagonalja e ekranit ["]: min 15'
  • Disk [GB]: min 256
  • RAM: min 8 GB
  • Gjenerata e procesorit: Më e re se gjenerata 10
  • Garancioni: min. 1 vit
  • HDMI: Po
  • Uebkamerë: Po
  • RJ-45: Po
  • Bluetooth: Po
  • Numri i porteve USB-A: Min 2

Kërkesat e ofertës:

  1. Oferta Financiare:
    • Propozimi financiar duhet të përfshijë një përshkrim të detajuar të kostove, duke përfshirë çmimin për njësi dhe totalin për tre laptopët.
    • Të gjitha cmimet të jenë në Euro.
  2. Specifikimet Teknike:
    • Përshkrimi i detajuar i laptopëve që do të ofrohen, duke siguruar që ata të përmbushin ose të tejkalojnë specifikimet e kërkuara.
    • Përfshirja e një broshure teknike ose dokumentacioni zyrtar për çdo model të propozuar.

Dokumentet e kërkuara për dorëzimin e ofertës:

  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit.
  • Përshkrimi i portofolit të biznesit
  • Konfirmimi bankar.

Përshkrimi i Kompanisë dhe Kualifikimet:

  • Një përshkrim i shkurtër i kompanisë, përfshirë fushat e ekspertizës në furnizimin me pajisje teknologjike.
  • Përvoja dhe kualifikimet e kompanisë në furnizimin me pajisje të ngjashme teknologjike.

Dorëzimi i Ofertës:

Kriteret e Vlerësimit:

  1. Kriteri Kualitativ:
    • Specifikimet teknike dhe përputhshmëria me kërkesat: 30%
    • Përvoja e furnizuesit: 10%
    • Referencat: 10%
  2. Kriteri Financiar:
    • Oferta më e favorshme financiarisht: 50%

Total: 100%

Kërkesë për ofertë

Emri i organizatës: United Towards Art

Titulli: Shërbimet e trajnimeve për Inteligjencë Artificiale për të Rinjtë artistë nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë

Afati i Ofertave: 20.05.2024
Periudha e realizimit të trajnimeve: 26 Maji 2024 deri më 9 Qershor 2024

Numri i ditëve të angazhimit: 15 ditë
Lokacioni për mbajtjen e trajnimeve: Fushë Kosovë

Ftojmë trajnerët e kualifikuar të paraqesin ofertat e tyre për të ofruar një program të trajnimit në Inteligjencë Artificiale për të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Ky projekt synon të fuqizojë pjesëmarrësit për ngritjen e aftësive për Inteligjencën Artificiale (AI) për të përmirësuar aftësinë e tyre për punësim dhe krijimtari.

Fusha e Punës:

  1. Përgatitja e materialeve të trajnimit:
    • Zhvillimi materiale të trajnimit të përshtatura për nevojat dhe sfondin e pjesëmarrësve.
    • Përfshirja e koncepteve teorike dhe aplikimet praktike, me fokus në platforma me IA.
  2. Ofrimi i trajnimit:
    • Realizimi i sesione interaktive dhe përfshirëse të trajnimit për 45 pjesëmarrës, duke siguruar që të gjithë të angazhohen aktivisht dhe të mësojnë.
  3. Sigurimi i licensave për nevoja të trajnimit
  4. Sigurimi i licensave për nevoja të trajnimit
  5. Raportimi:
  • Furnizimi me licensa të për platformat me IA për nevoja të demonstrimit të trajnimit

Kërkesat e ofertës:

  1. Oferta Financiare:
    • Propozimi financiar, pa përfshirë TVSH-në.
    • Të gjitha kostot të jenë në Euro.
  2. Specifikimet Teknike:
    • Kurrikula dhe metodologjitë që do të përdoren.
    • Plani i punës.

Dokumentet zyrtare të kompanisë të Kërkuara nga Ofruesit, te cilat duhet te dorëzohen me rastin e dërgimin e ofertës:

  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit.
  • Përshkrimi i portfolios së biznesit.
  • Konfirmimi bankar.

Përshkrimi i Kompanisë dhe Kualifikimet:

  • Një përshkrim të shkurtër të kompanisë, duke përfshirë fushat e ekspertizës dhe trajnimet aktuale.
  • Përvoja dhe kualifikimet e kompanisë dhe trajnerit/trajnereve në AI

Referencat:

  • Referenca për shërbime të ngjashme të ofruara, duke përfshirë detajet mbi fushën dhe rezultatet e secilit projekt.

Dorëzimi i Ofertës:

Ofertat do te vlerësohen mbi bazën e kriterit kualitativ dhe kuantitativ:

1.Kriteri kualitativ

Programi i trajnimit dhe oferta teknike: 20%

Përvoja e trajnerit/trajnerëve: 30%

Referencat : 15%

2. Kriteri financiar

Oferta financiarisht me e favorshme: 35%

Total: 100%

Termat e Referencës (ToR)

Pozita: Ekspert/Trajner i Trajnimeve për Inteligjencë Artificiale

Projekti: Trajnimi për të Rinjtë Artistë në Inteligjencë Artificiale nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë

Periudha e realizimit të trajnimeve: 26 Maji 2024 deri më 9 Qershor 2024

Numri i ditëve të angazhimit: 15 ditë

Lokacioni për mbajtjen e trajnimeve: Fushë Kosovë

Objektivi:
Zhvillimi dhe ofrimi i një program të trajnimit në AI për të rinjtë, duke përmirësuar aftësitë e tyre në AI dhe gatishmërinë për punësimin e ardhshëm.

Përgjegjësitë:

  1. Zhvillimi i Kurrikulës:
    • Dizejnimi i një kurrikule trajnimi në AI e cila është relevante për nevojat e pjesëmarrësve.
    • Përfshirja e koncepteve kyçe të AI dhe aplikimeve praktike.
  2. Përgatitja e Materialeve:
    • Zhvillimi materialeve te trajnimit, duke përfshirë prezantime, ushtrime dhe studime rasti.
    • Materialet të jenë të qasshme dhe të përshtatshme për pjesëmarrësit.
  3. Ofrimi i shërbimeve të trajnimit:
    • Realizimi i sesioneve te trajnimi, duke u përshtatur me stilet e ndryshme të mësimit dhe nivelet e kuptimit.
    • Ushtrimet praktike dhe diskutimet për të forcuar mësimin.
  • Furnizimi me licensa të platformave me IA për nevoja të demonstrimit të trajnimit
  • Raportit mbi progresin e trajnimit dhe angazhimin e pjesëmarrësve.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Informatikë ose Inxhinieri.
  • Mbi 10 vjet përvojë profesionale.
  • Ekspertizë e provuar në AI, me sfond arsimor.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përvojë në projekte me diversitet etinik, social apo kulturor.
  • Njohja e gjuhës shqipe, angleze dhe serbe e obliguar.

Output i angazhimit:

  • Një kurrikulë e detajuar e trajnimit në AI dhe materialet e trajnimit.
  • Ofrimi i shërbimeve të trajnimit
  • Raport mbi rezultatet e trajnimit dhe progresin e pjesëmarrësve.