business

Trajner

  • star Publikuar: 15-05-2024
  • star Skadon: 20-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KRCT
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 844

Termat e Referencës

“Trajner për qasjen e mirë informuar për traumën për ofruesit e shërbimeve që punojnë me të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin”.

Projekti: 4CRSVsurvivors-“Rrugët drejt fuqizimit: Promovimi i drejtësisë, shërimit dhe gjithëpërfshirjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin”

  1. Konteksti:

Si pjesë e projektit rajonal të BE-së “Mbështetje për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) si përfituese, do të organizaj trajnim për ofruesit e shërbimeve që punojnë me të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.

QKRMT është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1999 që ofron shërbime ndërdisiplinore në mbështetje të viktimave civile të luftës, veçanërisht të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Më tej, QKRMT-ja është e përfshirë në identifikimin, vlerësimin, trajtimin, referimin dhe monitorimin e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore në mesin e të riatdhesuarve dhe personave me shqetësim për UNHCR-në (të kthyerit, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat në rrezik të pashtetësisë).

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të saj për të promovuar dhe avancuar respektimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, QKRMT kryen vizita të rregullta monitoruese në vendet si: burgje, qendra të paraburgimit, qelitë e paraburgimit të policisë, institucionet e shëndetit mendor dhe gjithashtu promovon praktikat dhe standardet legjislative për mbrojtjen dhe ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

QKRMT-ja e sheh rolin e saj në shoqëri si ofrues i shërbimeve, ndërgjyqëse dhe mbikëqyrës i të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë ka qenë përpjekja e vazhdueshme dhe e fuqishme avokuese që ka bërë QKRMT me institucionet qeveritare në adresimin e nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe personave të privuar nga liria.

2. Objektivat:

Objektivi kryesor i këtij trajnimi është të ndërtojë kapacitete të ofruesve të shërbimeve për të ofruar mbështetje efektive për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikte, duke përdorur një qasje të ndjeshme dhe të informuar për traumën.

3. Fokusi i Punës dhe rezultatet e pritura:

Trajneri/ja do të punojë në:

  • Përpilimin e një koncepti të punës për trajnimin:
    • Dizajnimi i një agjendekurrikule të kompletuar në qasjen e mirë-informuar për traumën dhe kujdesin e informuar për traumën, të përshtatur për nevojat e ofruesve të shërbimeve në punën e tyre me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikte.
  • Ofrimi i trajnimit një ditor duke përdorur metodologji interaktive:
    • Punë në grupe, studimerasti dhe aktivitete të tjera për të siguruar pjesëmarrje aktive dhe përmirësim të njohurive.
  • Përgatitja e një raporti narrativ të trajnimit.

4. Kohëzgjatja

Procesi i kryerjes së punëve të cekura në pikën 3 duhet të përfundojë në periudhën kohore nga: 27 deri më 31 maj 2024.

5. Kualifikimet dhe Përvoja

  • Përvojë pune e paktën 5 vjet në fushën e psikologjisë, mjekësisë, apo shkencave sociale.
  • Përvojë në përpilimin e dokumenteve/materialeve informuese, raporteve, si dhe në ofrimin e trajnimeve të ngjashme.
  • Përvoja paraprake me të mbijetuarapo me organizata që merren me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt konsiderohet përparësi.

6. Buxheti

Ka një buxhet të caktuar për këtë shërbim të ofruar, duke përfshirë pagesë konkurruese në përputhje me ekspertizën dhe përvojën.

7. Procesi i aplikimit:

Personat e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në e detajuar që thekson eksperiencën relevante, shembuj të punës së mëparshme në një fushë të ngjashme, në QKRMT në [email protected], duke shënuar në titull të emailit “Trajner për ofruesit e shërbimeve”, deri më 20 maj 2024.

Shënim:

QKRMT rezervon të drejtën të refuzojë një ose të gjitha propozimet e pranuara. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

15 maj, 2024.