business

Drejtor i Sektorit të Financave

  • star Publikuar: 23-11-2023
  • star Skadon: 30-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1362

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllim të emërimit të Drejtorit të Sektorit të Financave të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

K O N K U RS

Titulli i pozitës: Drejtor i Sektorit të Financave

Numri i referencës: 12/2023/FKEE

Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (3 vjet),
me mundësi të riemërimit

Kohëzgjatja e konkursit: 16.11.2023 – 30.11.2023

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovëspër Efiçiencës së Energjisë (FKEE)është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politiketë saj për efiçiencën e energjisë përmespromovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues (DM), Drejtori i Sektorit të Financave është përgjegjës që njësia e tij e shërbimit të arrijë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme përmes operacioneve transparente në fushat profesionale të caktuara në njësinë e tij të shërbimit sipas rregulloreve te brendshme te FKEE-së.

Shënim: Emërtimet në këtë konkursjanë neutrale sa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Drejtori i Sektorit të Financave është përgjegjës për detyrat kryesore si më poshtë:

  • Të sigurojë përgatitjen me kohë të buxhetit vjetor dhe afatmesëm të FKEE-së në bazë të planeve reale të punës për kornizat përkatëse kohore;
  • Vendosja e kontrollit/monitorimit efektivtë shpenzimeve dhe sistemit të raportimit të rregullt financiar (ndaj DM-së, BD-së dhe INF-ve) çdo tre muaj dhe çdo vit bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF);
  • Pagesat të bëhen sipas rregullave dhe me kohë, ashtu që të gjithaburimet financiare të jenënë dispozicion për projektin dhe sigurohet monitorimi i pagesave të kontratës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare të caktuara, ashtuqë të sigurojnë rrjedhjen e mjeteve nga institucionet financiare dhe donatorët;
  • Pasqyrat financiare vjetore të punohen me kohë për t’u dorëzuar për miratim nga BD- ja;
  • Thirrjet publike dhe shpalljet për tenderët e FKEE-së të përgatiten me kohë dhe duke u kujdesur në mënyrë specifike për çështjet e përfshira ekonomike dhe financiare;
  • Të përgatiten dhe përdoren kritere dhe kushte të duhura kur bëhet vlerësimi i vlefshmërisë së rreziqeve financiare dhe garancive financiare në marrëdhëniet me përfituesit;
  • Të bashkëpunojë me shërbimet e përgjithshme në fushën e kontraktimit (marrëveshjet e financimit);
  • Të monitorojë kthimet e pagesavenga përfituesit sipas kushteve kontraktuale;
  • Të këshillojë DM dhe BoD të FKEE-së për përshtatshmërinë e garancive financiare të lëshuara nga përfituesit e ardhshëm;
  • Të zhvillojëmodalitetet e instrumenteve financiare të ofruaranga FKEE që të jenë vlerësuar gjerësisht para se t'i propozohen BD-së për miratim;
  • Të zhvillojë marrëdhënie të biznesit me institucione të tjera financuese lokale dhe të huaja;
  • Të analizojë kërkesat ndaj përfituesve për pagesa dhe procedojë lëshimin e urdhër- pagesave;
  • Të kujdeset që përfituesit janë të mirë-informuar dhe azhurnuar rreth detyrimeve të shlyerjes së obligimeve me MSHE-në;
  • Të angazhohet rreth zhvillimit të modaliteteve të instrumenteve financiare që ofron FKEE-ja;
  • Auditimi financiar i operimeve të FKEE-së (i brendshëm dhe jashtëm) të bëhet sipas afateve të parapara sipas legjislacionit ne fuqi dhe rregulloreve të brendshme të FKEE;
  • Të menaxhojë personelin vartës në të gjitha aspektet (planifikimi i aktiviteteve, koordinimi i punës dhe produktet përfshirë sigurimin e kontrollit të cilësisë, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve);
  • Kryen detyratë tjera të ndërlidhura siç kërkohen nga FKEE dhe të deleguaranga DM.

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Mandati Drejtorit të Sektorit të Financave është tre (3) vjeçar me mundësi të riemërimit.
  • Drejtori i Sektorittë Financave merr kompensimin/pagën të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i FKEE-së, sipas rregullativës së brendshme (Koeficienti i pagës caktohet nga vlera 19 deri në 22, ku vlera aktuale e një koeficienti në FKEE është 100€, subjekt i ndryshimit nga Bordi)

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Sektorit të Financave duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetas i Republikëssë Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësitjetër;
  • Të ketë diplomë universitare të njohur (valide) sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës në fushëne ekonomisë, financave, kontabilitetit apo fushave të ngjashme;
  • Të ketë të paktën tetë (8) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave katër (4) vite përvojë menaxheriale në pozitat menaxheriale në financa, projekte apo në fusha të ngjashme relevante.
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krimet tjera që lidhen me vendin e punës;
  • Tëketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohje e shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Të ketë integritettë lartë moral, aftësi të larta komunikimidhe vendimmarrëse;
  • Të posedojë shkathtësi në teknologji informative në aplikacionet e MS;
  • Certifikime profesionale në fushën e financave, kontabilitetit, energjisë dhe në menaxhim të projekteve konsiderohen përparësi;
  • Të ketë shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Të ketë qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve të FKEE-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid(që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajësqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:

1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve pensionale - Trusti. Përvojë menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim staf dhe/apo buxhet dhe/apo projekte);

  • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 2 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën e FKEE-së për kohëzgjatjen e mandatit. Letrat motivuese që janë shabllone të përgjithshme dhe që nuk elaborojnë ndërlidhjen e përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar, nuk do të merren parasysh);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një veprepenale sipas kriterevetë konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndonga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected].

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afatii konkurrimit nga data 16.11.2023 deri më datë 30.11.2023.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet.

Për informata shtesë, ju lutemikërkoni sqarim në email adresën[email protected]

FKEE mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështje të ndërlidhura me këtë konkurs.