Job
  • Kompani: Trepça Sh.A.
  • Adresa: Parku Industrial, Mitrovicë 40000, Kosovë

Për Trepça Sh.A.

Për Trepçën si vendburim xeheror dihet që nga koha e sundimit të Romakëve në këto vise (bazuar në dokumentin në arkivin e Dubrovnikut të vitit 1303), mirëpo eksploatimi modern i “Trepçës” ka filluar në vitin 1927, nga ana e shoqërisë aksionare Trepça Mine Ltd., e themeluar në Londër ku në këtë periudhë fillon “jetën” Trepça e sotme. Prodhimi i rregullt në Trepçë fillon në vitin 1930 dhe për një kohë shumë të shkurtër Trepça ishte shtylla kryesore industriale e ekonomisë së Kosovës. Në vitin 1940, fillon punën e rregullt shkritorja e plumbit në të cilën në furra koritore në mënyrë mjaft primitive prodhohej plumbi lëndor. Në vitin 1950, u ndërtua furra e parë në Metalurgjinë e Plumbit e ashtu quajtura furra “C”. Investime më serioze bëhen tek në vitin 1964, kur u ndërtua fërgimorja dhe dy furra.

Në vitin 1964 me Trepçën integrohen të gjitha minierat e Plumb – Zinkut dhe të gjitha ato me integrimin në Trepçë kalojnë në fazën e investimeve. Në vitin 1967 fillon punën e rregullt Metalurgjia e Zinkut dhe Fabrika e Akumulatorëve në Mitrovicë – kapaciteti i parë për përpunimin e metaleve të Trepçës. Pas vitit 1974 bëhet kthesë e rëndësishme edhe në Trepçë nga aspekti i formimit të një strategjie të re të zhvillimit. Përgatiten dokumentacionet dhe projektet për ndërtimin e kapaciteteve për finalizimin e metaleve të Trepçës. Gjatë viti 1980-1981, lëshohen në prodhim të rregullt pothuajse në të gjitha qendrat e Kosovës, fabrikat me kapacitet të madh. Në Mitrovicë, lëshohet faza e dytë e akumulatorëve dhe baterive starter të plumbit. Në Pejë, fabrika e baterive industriale. Në Gjakovë, Metaliku-fabrika e telit, gypave dhe litarëve të zinkuar dhe rondelave të zinkut. Në Prizren, Famipa-fabrika për përpunimin e prodhimeve të argjendit, elektro kontakteve, brisqet, skalperat dhe “S-cajgat”. Në Gjilan, fabrika e Ni-Cd-bateritë sekondare dhe të litiumit. Në Vushtrri, fabrika e llamarinës së zinkuar. Në Skenderaj, fabrika e municionit të gjuetisë. Paralelisht investohet në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve në minierën Trepça në Stan Trg, si dhe në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve në të dy metalurgjitë. Rënie e dukshme e prodhimit vërehet në vitet e 90’ta, si pasojë e masave të dhunshme që qeveria e Republikës së Serbisë, në mënyrë të pa ligjshme instalonte në të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës. Si pasojë e suprimimit të autonomisë së Kosovës, fillimi i viteve 89-90-ta shënon edhe periudhën kur punëtoret dhe ekspertët e Trepçës, të përkatësisë shqiptare u dëbuan nga puna dhe fuqia punëtore u zëvendësua me punëtorë të përkatësisë etnike serbo, malazeze dhe rome. Kjo përndryshe njihet si periudha e deindustrializimit të Kosovës. Për arsye se gjatë kësaj periudhe në minierat e Trepçës është eksploatuar jashtë standardeve, pa mirëmbajtje të investimeve, me të vetmin synim shfrytëzimin joracional të pasurive në minierat e Trepçës.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërmarrja Trepça kaloj nën administrimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit me status të pa definuar. Pas shumë përpjekjeve në nëntor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës e shpëtoj Trepçën nga likuidimi me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, me ç ‘rast e transformoj Trepçën në shoqëri aksionare, ku 80% të aksioneve të kësaj korporate janë pronë e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 20% të aksioneve në pronësi të punëtorëve të Trepçës. Në kuadër të procesit të transformimit dhe ristrukturimit me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e Trepçës, ligji i jep të drejtën aksionarëve që në një periudhë të afërt të krijojë mundësi për të qenë atraktiv për investues privatë vendorë dhe të jashtëm, duke aplikuar format si: Partneriteti Publiko-Privat; investime direkte private; investime të përbashkëta; si dhe emetimi dhe shitja e aksioneve.

Pozitat e biznesit

Titull Statusi
Nuk është gjetë asgjë