Log in
X

Company Name

APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë

Phone Number

038/554-155 dhe 038/554-166

Company Place

Prishtinë

Ftesë për ofertë

Ftesë për ofertë

Information

Publish Date

20.03.2020

End Date

31.03.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ftesë për ofertë

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP)”e hap këtë ftesë për ofertë për Furnizim me pajisje dhe mjete pune.

Projekti SUREP realizohet nga Caritasi Zviceran (CaCH) së bashku me dy organizatat partnere: Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Përmes projektit SUREP synojmë mbështetjen e individëve të cenueshëm dhe familjeve të tyre të riatdhesuar nga Evropa Perëndimore në Kosovë.

Me qëllim të realizimit të objektivave të projektit SUREP, APPK fton të gjithë Operatorët Ekonomik të kualifikuar të shprehin interesimin e tyre për ofertim për aktivitetin e prokurimit:

Furnizim me pajisje dhe mjete pune bazuar në kërkesat e përfituesve të granteve të projektit SUREP në bazë të kontratës së Agjensionit të Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Caritas Zvicra (CaCH).  

Pajisjet dhe mjetet për themelues të rijnë të bizneseve në fushat:

- Pjesa (Llot) 1: Pajisje për Ndërtimtari

Nën-pjesët (Nën-llotët) I.1, I.2,I.3,I.4,I.5,I.6,I.7,I.8

- Pjesa (Llot) 2: Pajisje Ondulimi

Nën-pjesët (Nën-llotët) II.1,II.2,II.3

- Pjesa (Llot) 3: Pajisje për Bujqësi

Nën-pjesët (Nën-llotët) III.1,III.2,III.3

- Pjesa (Llot) 4: Pajisje për Gastronomi

Nën-pjesët (Nën-llotët) IV,1,IV.2,IV.3,IV.4

- Pjesa (Llot) 5: Pajisje për Zërim

Nën-pjesët (Nën-llotët) V.1

- Pjesa (Llot) 6: Pajisje për Automekanik dhe Pastrim

Nën-pjesët (Nën-llotët) VI.1,VI.2,VI.3,VI.4

- Pjesa (Llot) 7: Furnizim me Llaptop

Nën-pjesët (Nën-llotët) VII.1

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, mund të tërheqin dosjen e tenderit dhe specifikimet teknike duke klikuar në: Dosja e tenderit dhe Specifikat teknike

Bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të virusit COVID-19, dhe masave mbrojtëse të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, aplikimi pranohet vetëm përmes formës elektronik me email dhe të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertat e tyre, dhe dokumentet mbështetëse, në kopje elektronike në e-mail: surep@appk.org gjithnjë duke berë CC (kopjuar) mkelmendi@caritas.ch

Sqarimet e dosjes së tenderit dhe specifikimeve teknike mund të bëhen përmes e-mail: surep@appk.org gjithnjë duke bërë CC (kopjuar) mkelmendi@caritas.ch

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për sqarime është data: 25 mars 2020 ora 14:00. 

Ftesa për aplikim mbetet e hapur nga data 20 mars 2020 deri me 31 mars 2020, ndërsa aplikimet pranohen vetëm me datën 30 dhe 31 mars 2020 nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ofertat e dërguara para ose pas këtij afati nuk konsiderohen valide.

 

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë

Adresa: Rr Rexhep Krasniqi nr. 59
10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0)38 55 41 55

Mob: +383 (0) 44 507 628

Email: surep@appk.org

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook