Log in
X

Company Name

Fortrade Ltd

Phone Number

Company Place

Rajonale

Account Manager për klientët shqiptarë

Account Manager për klientët shqiptarë

Information

Publish Date

28.03.2020

End Date

12.04.2020

Categories

Menaxher

Job Places

Rajonale

Job Description

FORTRADE, shoqëri bokerimi e licencuar kërkon bashkëpunëtorë!

Bashkohuni me shoqërinë më të mirë të brokerimit dhe hyni në botën e financave!

Fortrade Ltd është themeluar në vitin 2013, dhe është rritur me shpejtësi për t'u bërë ofrues kryesor i zgjidhjeve tregtare online për klientë individualë dhe institucionalë. Bazuar në Britaninë e Madhe, e rregulluar nga ana e Autoritetit të sjelljes financiare, jemi novatorë të specializuar për zhvillim të platformave tregtare që janë në të njëjtën kohë teknologjikisht të avancuara dhe të lehta për t'u përdorur.

I ofrojmë klientëve një gamë të gjerë të instrumenteve, mbi 300 valuta, mallra, indekse dhe CFD.

Fortrade Ltd. po përjeton zhvillim të vazhdueshëm të biznesit. Për t’a forcuar departamentin e shërbimit për Shqipëri, ne po kërkojmë staf të talentuar:

Account Manager për klientët shqiptarë

Vendi: Beograd (qendra jonë rajonale për mbështetjen e klientëve)

Ne po kërkojmë profesionalistët, që do të jenë përgjegjës për klientët tanë.

Ju jeni një profesionalist i gjithanshëm, që do të jetë përgjegjës për komunikim dhe t'i ndihmojë klientët potencialë, që regjistrohen në faqe tonë në internet, për të tregtuar në tregun global financiar. Puna nuk do të thotë kërkim për klientët nga baza juaj personale të të dhënave dhe në nismën tuaj. Klientët i siguron kompania.

Disa prej përgjegjësive tuaja kryesore:

  • Komunikim i përditshëm telefonik me klientët tanë shqipfolës dhe ofrim të rejave në lidhje me zhvillimet e fundit në tregjet globale financiare
  • Prezantim i produkteve dhe shërbimeve klientëve shqipfolës dhe ndihmë në përdorim të këtyre shërbimeve siç duhet
  • Mbështetje të avancuar në përdorim të platformat tregtare të sofistikuara
  • Punë në bazë më të re të të dhënave CRM dhe në programe të tjerë të avancuara

 

Çfarë presim nga ju:

Kualifikimet:

  • Kandidatë që flasin rrjedhshëm shqip
  • Diplomë e universitetit (diploma nga fusha ekonomike apo financiare do të jetë e konsideruar si avantazh)
  • Njohuri të paketës Microsoft
  • Inteligjencë e mirë sociale
  • Komunikim i shkëlqyer, aftësia negociuese dhe në shitje
  • Qëndrim shumë profesional dhe i kuptuari i të nevojave të klientit
  • Vullnet për të fituar dituri dhe aftësi të reja
  • Dëshirë për të ndërtuar një karrierë dhe përparim në hierarki të kompanisë

 

Çfarë mund të prisni nga ne:

Të mirat dhe përfitimet (kompania jonë ofron):

  • Paketa shumë kompetitive të pagës
  • Rritje e pagës brenda 12 muajve të parë
  • Skema e bonuseve shumë tërheqëse - Qielli është kufiri juaj
  • Mundësi për të ndërtuar karrierë në segmente kryesore të sektorit financiar, në një institucion zyrtar financiar, i rregulluar nga autoritetet financiare
  • Sigurim shoqëror dhe shëndetësor
  • Leje pune
  • Kurs trajnimi (si një pikënisje të rrugës së karrierës suaj)
  • Gym & fitness falas
  • Mjedis i këndshëm ndërkombëtar
  • Shpërblime mujore për punëtorët më të mirë
  • Trajnime të vazhdueshme, rritja personale dhe profesionale
  • Nëse do të jeni pjesë e kompanisë ndërkombëtare në rritje të shpejtë, do të keni një mundësi për të bërë përpara në poste të larta
  • Integritet, fleksibilitet, angazhim dhe të ardhme të ndritshme dhe stabile

 

Fortrade Ltd: Nëso jo tani, kur?

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Fortrade Ltd, dërgoni CV tuaj në anglisht me një foto në aleksandar.ilic@fortrade.com

Dëshirojmë të theksojmë se vendi i punësimit është në qendër rajonale të mbështetjes të kompanisë për klientët në Beograd, Serbi. Ju lutemi, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.        

Share

Advertising
Advertising
Facebook