Log in
X

Company Name

Hotel AFA

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Shef i Kuzhinës

Shef i Kuzhinës

Information

Publish Date

02.03.2020

End Date

31.03.2020

Categories

Hoteleri

Job Places

Prishtinë

Job Description

E specializuar në fushë veprimatarinë e shërbimeve hoteliere, me përvojë më shumë se 15 vjeçare, është në proces të ndryshimeve kapitale në infrastrukturen e jashtme dhe të brendshme të hotelit, por edhe në strukturen organizative.
Me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane, hap konkurs për pozitën:

Shef i Kuzhinës

Kërkojmë t‘i bashkohet ekipit tonë të madh përson me atribute të larta, pozitiv dhe profesionist i fushës së gastronomisë, specifike për kuzhinë.

Përgjegjësit:

  • Organizimi i rrjedhes së punës së kuzhinës si nga pikëpamja e personelit por edhe të mjeteve.
  • Sigurohet që personeli kupton detyrat dhe përgjegjësit në kuzhinë.
  • Delegim të përgjegjësive dhe detyrave për personelin e kuzhinës.
  • Monitoron produktivitetin e punonjësve, duke ofruar trajnim të përshtatshëm dhe nevojshëm për personelin e kuzhinës.
  • Informimi i personelit të pritjes për specialitetet e përditshme.
  • Bashkëpunim me kolegët tjerë në kuzhinë.
  • Përgaditje dhe paraqitje tërheqëse e pjates.
  • Përgaditja e menu-së si dhe përgaditja profesionale dhe kualitative e ushqimit.
  • Modifikimi i recetave për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e klientëve.
  • Mbajtja e evidences dhe monitorimi i stokut në depo te ushqimit dhe vendosja e porosive.
  • Eksperimentimi me receta dhe sygjerimi i përbërseve të rinj.
  • Sigurimi në pajtueshmëri me të gjitha rregulloret e shëndetit dhe sigurisë në punë brenda zonës së kuzhinës dhe në depo.
  • Monitoron kalendarin e seminareve dhe konferencave.
  • Aftësi për të bërë Menu sezonale dhe shenimet e normativit.
  • Vendosja dhe menaxhimi i veglave të gatimit dhe të gjitha paisjeve tjera.
  • Teknika të avancuara të gatimit.
  • Merr ankesa nga klientët dhe raporton tek mbikqyrësi.
  • Njohuri dhe respektim i rregullave të sanitarisë.

Aftësitë:

  • Njohuri të avancuara të teknikave të kuzhinës, pjekjes dhe pastërtisë.
  • Aftësi Drejtuese dhe organizative.
  • Aftësi për të qëndruar i/e qetë nën presionin e kohës.
  • Aftësi të menaxhimit të kohës.
  • Njohja e tavolinave suedeze dhe kanape.
  • Njohja e rregullores së sanitarisë.
  • Përvoja e punës.

Detyrat:
Sigurohet që personeli i kuzhinës kupton dhe respekton:

  • Doracakun e përgjithshëm për punonjës.
  • Regulloret dhe procedurat.
  • Implementohen dhe respekton vizioni, misioni dhe vlerat themelore të Kompanisë.
  • Etikën e punës.
  • Respektojnë orarin e punës.
  • Mbajnë pastërtinë në kuzhinë.
  • Të marrin vetë-iniciativa.

Të gjithë kandidatët dhe kanditatet që permbushin kriteret e kërkuara luten të dergojnë CV-të e tyre në emailin: hr@hotelafa.com deri më datë 16 Mars 2020.

Ju lutem në SUBJEKT të ceket pozita për të cilën aplikoni.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook