Log in
X

Company Name

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Koordinator i Projektit

Koordinator i Projektit

Information

Publish Date

13.02.2020

End Date

23.02.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Shpallje për vende të lira të punës

PËRMBLEDHJE

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në partneritet me HANDIKOS - Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve me Paralizë në Kosovë është duke implementuar projektin e financuar nga BE-ja që menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me titull: “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve” sipas Marrëveshjes së Grantit Nr. 2019/414-172. Ky projekt do të fillojë më 1 mars 2020 dhe do të zgjasë 30 muaj.

Projekti synon të kontribuojë në forcimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shërbimet sociale dhe OSHC-ve që ofrojnë shërbime për fëmijët

Objektivat kryesore të projektit janë: Rritja e aftësive dhe njohurive të QPS-ve dhe OSHC-ve për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve; Ofrimi i shërbimeve sociale për fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre përmes ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, këshillimit individual dhe grupor dhe shërbimeve të rehabilitimit; Promovimi dhe inicimi i qasjes multidisiplinare për të drejtat e fëmijëve dhe ngritja e kapaciteteve të qendrave të rehabilitimit me bazë në komunitet.

Për të arritur rezultatet e parashikuara në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është në kërkim të punësimit të një Koordinatori të Projektit me gjysmë orari

POZITA: Koordinator i Projektit
VENDI:  Prishtina
ORARI I PUNËS:  I plotë (40 orë në javë)
DATA E FILLIMIT: Mars 2020
KOHËZGJATJA E KONTRATËS:  30 muaj.

Përmbledhja e përgjithshme e pozitës:

Koordinatori i Projektit do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e projektit dhe aktiviteteve/shërbimeve të tij, duke përfshirë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin. Ajo/ai do të sigurojë se fushëveprimi i projektit të jetë i qëndrueshëm, të raportohet rregullisht lidhur me progresin e projektit, dhe të sigurojë që aktivitetet do të realizohen sipas planit të miratuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyr zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë mbarëvajtjen e aktiviteteve sipas planit vjetor dhe kornizës logjike & buxhetit që e shoqërojnë;
  • Koordinon aktivitetet dhe shërbimet e projektit, si dhe zbatimin e aktiviteteve të caktuara dhe zhvillimin e planeve dhe intervenimeve me partnerin;
  • Monitoron zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat e donatorit dhe siguron koordinim me të gjithë përfituesit gjatë zbatimit të projektit;
  • Siguron që projekti t’i arrijë synimet e veta siç parashihet me objektivat e përgjithshme dhe specifike, dhe me treguesit e rezultateve dhe outputeve;
  • Siguron realizimin me kohë të aktiviteteve të projektit, duke përfshirë aktivitetet që zbatohen në bashkëpunim me partnerin;
  • Vepron si ndërmjetës për të gjitha komunikimet ndërmjet përfituesve dhe donatorit;
  • Ka përgjegjësi të plotë financiare që të sigurojë zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat të donatorit;
  • Bashkëpunon me institucionet qeveritare nacionale edhe lokale për të siguruar arritjen e rezultateve të projektit;
  • Përgatit dhe e përditëson planin e punës, raportet mujore, tremujore dhe vjetore, në bashkëpunim me partnerin, dhe siguron raportimin me kohë tek donatori;
  • Informon donatorin për çdo ngjarje që mund të ndikojë ose ta vonojë zbatimin e projektit;
  • Siguron që të dhënat zyrtare dhe dokumentet, si dhe dokumentet e projektit dhe zbatimi janë në përputhje dhe në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e BE-së, legjislacionin vendor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Është përgjegjës që ta sigurojë donatorin me të gjitha dokumentet dhe informatat, në veçanti me ato që ndërlidhen me raportet narrative dhe kërkesat për pagesa;
  • Kryen detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Njohuritë & Përvoja:

  • Diplomë universiteti në shkencat sociale, administrim biznesi, ekonomi, drejtësi, ose ndonjë fushë të ngjashme;
  • Të paktën 3 vjet përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme në organizata të shoqërisë civile, veçanërisht në organizata që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
  • Përvojë të dëshmuar në zbatim të ciklit të projektit, koordinim, monitorim dhe vlerësim në sektorin përkatës;
  • Shkathtësi të mira menaxhimi, duke përfshirë aftësinë për të ofruar udhëzime strategjike, mbikëqyrje teknike, aftësi për të krijuar ekip të mirë, ta mentoroj stafin dhe t’i zhvillojë planet e punës;
  • Aftësi të forta ndër-personale, aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie efektive të punës me ekipin dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Qasje pozitive dhe profesionale: të jetë e/i organizuar, të ketë aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke përdorur iniciativë, përkushtim, dhe të udhëheq me ekipin;
  • Vetë-iniciativë dhe në gjendje të sjellë rezultate me një mbikëqyrje minimale;
  • Përvoja e punës me projektet e financuara nga BE-ja do të konsiderohen si aset;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, me shkrim dhe në të folur, dhe shkathtësi të mira komunikimi, verbal dhe me shkrim. Njohja e gjuhës serbe konsiderohet si aset;
  • Ta zotërojë kompjuterin, programet Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, Internet, social media, etj.;
  • Të ketë njohuri të mira për të drejtat e fëmijëve;
  • Të ketë njohuri të mirë për sistemin e shërbimeve sociale;
  • Aftësi për të punuar nën trysni dhe për t’i respektuar afatet kohore.
  • Të posedojë patentë-shofer (kategoria B).

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dhe dërgojnë aplikacionin ( i cili, mund të shkarkohet nga www.soskosova.org) CV, letër motivuese, kopjet e diplomës/ave, certifikatave

dhe referencave në adresën: HR.Recruitment@soskosova.org Ju lutemi që ta cekni në titull: “Koordinator i Projektit” Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë. Certifikata e gjykatës që nuk jeni nën hetime do të kërkohet nëse e kaloni raundin e dytë të intervistës

Afati për aplikim: E Dielë , 23 shkurt, 2020, deri në orën 16:00.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila ështëaktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat dhe shqetësimet e tyre që nga viti 1999. Ne ndërtojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, ne u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë një kandidat të përkushtuar për pozitën Koordinator i Projektit.

Share

Advertising
Advertising
Facebook