Log in
X

Company Name

HR PARTNERS

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menagjer i Dyqanit - Ferizaj

Menagjer i Dyqanit - Ferizaj

Information

Publish Date

01.02.2020

End Date

20.02.2020

Categories

Menaxher | Shitje

Job Places

Ferizaj

Job Description

”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është duke kërkuar për një kompani vendore ne sektorin e auto-pjesëve, për zyren në Ferizaj, rekrutimin e stafit për poziten:

Menagjer i Dyqanit - Ferizaj

Kushtet:

  • Arsimimi profesional i kërkuar.
  • Diplomë e shkollës së lartë (alternativë arsimi i mesem/profesional).
  • Përvojë në shitje / menaxhim.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat:

  • Siguron menaxhimin e duhur të dyqanit dhe të personelit, duke përfshirë menaxhimin e njerëzve dhe të stokut, dukjen e dyqanit dhe të tjera të ngjashme.
  • Siguron përmbushjen e standardeve për cilësi, shërbime ndaj klientëve, shëndet dhe siguri.
  • Përgjigjet në pyetjet, ankesat ose komentet e përgjithshme të klientëve, të cilat merren përmes telefoni, e-maili apo personalisht.
  • Përmirëson arritjet dhe aftësitë e personelit përmes planifikimit të ofrimit dhe ofrimit të zgjidhjeve dhe kryen punën e shitjes, kur kjo është e nevojshme.
  • Realizon trajnimin dhe mentorimin e stafit te ri ne vartesi te tij.
  • Nxitë shitjen që të arrijë caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme.
  • Monitoron aktivitetet e konkurrencës dhe ofron informata kthyese për klientët me qëllim të ngritjes së aktiviteteve të shitjes në tregun lokal.
  • Menaxhon nivelin e stokut dhe ben verifikimin e rregullt të stokut dhe verifikimin vjetor të stokut.
  • Menaxhon borxhin e dyqanit ne perputhje me direktivat e menaxhmentit te kompanise.
  • Organizon personelin në mënyrë që të sigurojë nivel të lartë të produktivitetit, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve dhe punëve.
  • Informon personelin për politikat/rregulloret e reja si dhe për ndryshimin e tyre, si dhe ua komunikon çfarëdo informate të re me rëndësi për produktet/shërbimet/kompaninë.
  • Gjen zgjidhje të përshtatshme për çdo problem/çështje/kërkesë në kuadër të fushës së
    përgjegjësisë.
  • Mbështetë stafin në punët administrative, duke përfshirë edhe menaxhimin e stokut.
  • Siguron promovimin e shitjeve të produkteve të ndryshme dhe përmbushjen e parakushteve për shitjen e produkteve të ndryshme.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga eprori në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Detyra te tjera sipas kërkesës së eprorit.
  • Punë në zyrë dhe në terren (punë në terren sipas nevojës).

Aftesitë e kërkuara:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për futjen e të dhënave.
  • Njohuri të shkëlqyeshme për hartim të raporteve dhe raportim.
  • Aftësi për t'i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë.
  • Aftësi të shitjes.
  • Njohuri për pakon MS Office.
  • Aftësi për menaxhimin e punëtorëve.

Karakteristikat specifike fizike dhe mendore të kërkuara:

  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar në grup.

HR Partners (Pjese e Portal Pune) është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore. Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook