Log in
X

Company Name

N.T Liridoni

Phone Number

+381 38 600 501

Company Place

Prishtinë

Menaxhere e Marketingut

Menaxhere e Marketingut

Information

Publish Date

24.01.2020

End Date

02.02.2020

Categories

Marketing | Menaxher

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

N.T. Liridoni është kompani përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe kompani e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të plotësimit të vendit të punës Liridoni është duke kërkuar kandidat për pozitën:

1. Menaxhere Marketingut – (1) një pozitë

Rajoni: Njësia Prishtinë

Detyrat kryesore:      

  • Harton dhe implementon strategjitë e përgjithshme të marketingut, në përputhje me strategjitë dhe objektivat e Kompanisë duke parashikuar me detaje objektivat mujore, vjetore, për të rritur ndërgjegjësimin e brendeve dhe vendos qëllimet aktuale dhe afatgjata për ekipet e brendshme;
  • Harton dhe rishikon Buxhetin Vjetor të Marketingut dhe monitoron zbatimin e aktiviteteve te Marketingut brenda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Monitoron të gjitha fushatat e marketingut dhe përmirëson ato kur është e nevojshme në bashkëpunim me Departamentin e Shitjes;
  • Prioritizimi i projekteve të marketingut për brendet Heineken, Lasko, Radenska;
  • Mban takime të rregullta periodike me Departamentin e Shitjes lidhur me strategjitë e Marketingut, dhe përgatitë raporte dhe prezantime të rregullta për Drejtorin Gjeneral;
  • Përgatitë plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe mënyra e qasjes me ta, ndërton marrëdhënie me mediat dhe palët e interesuara (partnerëve të mundshëm) përmes strategjive kreative.
  • Organizon dhe mbikëqyrë promocionet në mënyrë të vazhdueshme si formë e marketingut, si element për të rritur shitjen;
  • Të forcojë brand imazhin e Kompanisë me ide kreative;
  • Detyra dhe obligime të tjera që nuk janë përmendur specifikisht mësipër dhe që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij/saj apo i kërkohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar studimet Bachelor.Diploma e studimeve Master është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në tuaj mund ta dërgoni në këtë adresë: Info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 02.02.2020.

Aplikaconet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook