Log in
X

Company Name

Islamic Relief Kosova

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Njoftim për Furnizim me shërbimin për hapjen puseve për ujitje dhe Pije

Njoftim për Furnizim me shërbimin për hapjen puseve për ujitje dhe Pije

Information

Publish Date

13.01.2020

End Date

23.01.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me shërbimin për hapjen puseve për ujitje dhe Pije

Data e përgatitjes së njoftimit: 13/01/2020                             T-01/2020

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat

Qyteti: Prishtinë

Kodi postar: 10000

Vendi: Prishtinë

Personi kontaktues:     Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 19 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim hapjen e puseve/bunarëve për ujë te pashëm për nënat vetë-ushqyese me jetim dhe familjeve skamnore në Kosovë, hapja e puseve / bunarëve do të bëhet për rreth 70 familje përfituese në komunat: Lipjan, Podujevë, Vushtrri, Obiliq, Drenas, Skenderaj, Mitrovicë, Fushe Kosovë etj. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është hapja rreth 70 puseve/bunarëve për përkrahje me ujë te pishëm në lokacioni të ndryshme në Kosovë. Ku 36 puseve / bunarëve do implemëntohen ne komunën e Vushtrrisë, duke përfshire te gjitha fshatrat e kësaj komune qe do te jemi ne bashkëpunim me ketë komune. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

 

Dokumentacioni ligjor

Lloji

 

Certifikate e Biznesit

Kopje

 

Certifikata e TVSH-së

Kopje

 

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

4

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se ka të drejtë ligjore të ushtrojë veprimtarinë e hapjes së bunarëve dhe se do ti përmbahet të gjitha praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit.

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

5

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0.00

Kuotimi financiar:

Pika

Përshkrimi

Çmimi për një metër thellësi në euro

1

Hapja e pusit me diametër 1000 cm si dhe vendosja e gypave te betonit

 

2

Hapja e pusit me diametër 160 cm si dhe vendosja e gypave te plastikes

 

 

Vërejtje: ofertimi për pikën 1 dhe pikën 2 nga IRK do të merren si të veçanta dhe IRK rezervon të drejtën për të kontraktuar ofertën më të mirë për secilën pikë veç e veç.   Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për hapjen e puseve - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 23-01-2020 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Nenshkrimi:

_______________     

Share

Advertising
Advertising
Facebook