Log in
X

Company Name

Islamic Relief Kosova

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Njoftim për Kuotim - Furnizim me – Serra

Njoftim për Kuotim - Furnizim me – Serra

Information

Publish Date

13.01.2020

End Date

23.01.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Kuotim - Furnizim me – Serra  

Data e përgatitjes së njoftimit: 13/01/2020                T-04/2020            

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat

Qyteti: Prishtinë

Kodi postar: 10000

Vendi: Prishtinë

Personi kontaktues:     Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 19 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 16 serrave për familjet përfituese të projektit “ Përkrahja për gjenerimin e të ardhurave dhe jetesa e qëndrueshme për nënat vetë-ushqyese me jetim dhe familjeve skamnore ne Komunën e Vushtrrisë, ku do të bëhet për rreth 16 familje përfituese ku secila familje do te përfiton nga një sere me materiale përcjellës, ku përfitues do te jene te gjitha fshatrat ne komunën e Vushtrrisë, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorinë e bujqësisë ne komune e Vushtrrisë do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 16 familje për secilën nga një Serre lokacioni ne komunën e Vushtrrisë duke përfshire te gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

 

Dokumentacioni ligjor

Lloji

 

Certifikate e Biznesit

Kopje

 

Certifikata e TVSH-së

Kopje

 

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

 

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0.00

Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 100 m²      

  •   Serra “tunel”,me dimensione: gjatësia 20m, gjerësia 5m, lartësia 3.10m, gjerësia në mes mbajtësve 2.00 m;
  •   Themelet stop të metalta (210x120x2mm), me anker bazë (Ø 32 thellësi 500mm) dhe ankera përforcues (Ø25, 2 copë thellësi 500m);
  •   Konstruksioni i metalit tё zinkuar (shtyllat dhe harqet me gypa të zinkuar me profilØ 42), të gjithë gypat tjerё të zinkuara Ø 25 me trashësi të mureve të gypave 2mm;
  •   Përgjatë tërë gjatësisë së serrës për montim dhe demontim përdoren kapëset e plastikes;
  •   Sistemi i ventilimit përgjatë tërë gjatësisë së serrës në lartësi 55-150 cm në të dy krahët (hapje e dritareve në dy anët përgjatë tërë serrës);
  •   Dyert rrëshqitëse (1.5m x 2.0 m, 2 copë) në pjesën e përparme dhe të pasme;
  •   Përgjatë tërë gjatësisë sё serrёs nё të jenë të vendosur gypat metalik horizontal pёr vendosjen e sistemin e mbështetjes të bimëve (telave mbajtës për bimë);
  •   Folja për mbulim të serrës të jetë antidrip 150-180µ, qëndrueshmëri së paku 3 vite, e cila duhet të përmbajë aditiv special për kushtet klimatike të Kosovës;
  •   Konstruksioni i serrës duhet të ketë gjithsejtë 7 vija të lidhjeve me gypa Ø 25 x 2 mm për gjatë tërë gjatësisë së serrës përfshirë këtu edhe gypat për hapje anësore tё dritareve;

 Kuotimi financiar:

Specifikacioni i çmimeve për nje serre me siperfaqe 100m² me inpute dhe fidanë

 

Përshkrimi

Njesia

Sasia

Çmimi/ Njesi pa TVSH

Total pa TVSH

 

LOT I Furnizimi dhe montimi i serres 160 m²

1

Furnizimi dhe montimi i serres 100 m²

copë

1

 

 

 

Total €

 

 

 

 

 

Total LOT I pa TVSH

 

 

LOT II Furnizimi me inpute përcjellëse

1

Sistemi i ujitjes

1.1

Gyp kryesor Ø 5/4

m'

8

 

 

1.2

Ventill mbylls të gypit kryesor Ø 5/4

copë

1

 

 

1.3

Filter Ø 5/4 me lidhese perkatese per gypin kryesor

copë

1

 

 

1.4

Mbyllëse e gypit kryesor Ø 5/4

copë

1

 

 

1.5

Ventilla mbyllës Ø 16

copë

10

 

 

1.6

Mbyllës gyp sek. Ø 16

copë

10

 

 

1.7

Gyp sekondar Ø 16

m'

200

 

 

1.8

Burgi shpuese të gypit kryesor për ventilat Ø 16

copë

1

 

 

1.9

Rrjetë e gjelbër për hijezim të serrës (25mx8m)

125

 

 

1.10

Folie zezë me trashësi 50 mikron, gjeresi1.2 m

kg

8

 

 

1.11

Mbjellëse e fidanëve me dorëz

copë

1

 

 

1.12

Termometer

cope

1

 

 

 

Total €

 

 

 

 

 

Total Loti II pa TVSH

~

 

LOT III Furnizimi me fidane të perimeve

2

Fidane të specit, domates apo trangullit

copë

300

 

 

 

Total €

 

 

 

 

 

Total Loti III pa TVSH

 

 

 

 

 

 

 

 

Total LOT I+LOT II + LOT III pa TVSH

 

             

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për Serra,- Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 23/01/2020në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Nenshkrimi:

_______________     

Share

Advertising
Advertising
Facebook