Log in
X

Company Name

APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë

Phone Number

038/554-155 dhe 038/554-166

Company Place

Prishtinë

Ekspert/e i/e Prokurimit

Ekspert/e i/e Prokurimit

Information

Publish Date

09.01.2020

End Date

19.01.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

 

FTESË PËR APLIKIM

Pozita: Ekspert/e i/e Prokurimit
Shifra:100-Prokurimi.1

Termat e Referencës

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë(APPK), në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP)”, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën: Ekspert/e i/e Prokurimit.

  1. Të dhënat mbi projektin

Projekti SUREP ka për qëllim mbështetjen e individëve dhe familjeve të tyre të riatdhesuara nga Evropa Perëndimore në Kosovë në riintegrimin e tyre socio-ekonomik.

Projekti SUREP financohet nga Caritasi Zviceran (CaCH) dhe bashkë-implementohet me dy organizatat partnere: Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

  1. Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i këtij angazhimi është përgatitja e të gjitha dokumenteve të dosjeve të tenderëve për furnizim me pajisje dhe mjete pune të përfituesve të Granteve të projektit SUREP, si dhe procedimi i të gjitha aktiviteteve tenderuese. Përgatitja e dokumenteve të dosjeve të tenderëve do të bëhet në koordinim të plotë me ekipin e projektit SUREP, duke përfshirë edhe përpunimin dhe finalizimin e specifikave teknike të pajisjeve dhe mjeteve të punës të kërkuara nga përfituesit e Granteve përmes Planit të tyre të Biznesit.

2.1.       Fokusi i angazhimit

Përgatitja e dokumenteve të dosjeve së tenderëve do të bëhet në përputhshmëri të plotë me procedurat dhe rregullat e Caritasit Zviceran dhe APPK-së, të përshtatura për projektin SUREP, duke marrë në konsideratë përshtatjen e këtyre procedurave edhe me kërkesat specifike për furnizim me pajisje dhe mjete pune nga përfituesit e Granteve.

Eksperti/ja i/e Prokurimit do të ndihmojë dhe do të punojë ngushtë me ekipin e projektit SUREP për të menaxhuar të gjithë rrjedhën e aktiviteteve të prokurimit të planifikuara për projektin SUREP.

2.2.       Kohëzgjatja e angazhimit

  • Vëllimi dhe vendi: Angazhimi i Ekspertit/es planifikohet të bëhet në dy periudha, në periudhën janar-prill 2020 dhe gusht-nëntor 2020. Vendi i angazhimit është Prishtina.
  • Periudha kohore e angazhimit: janar 2020 - nëntor 2020, deri në 18 ditë punë.
  1. Kualifikimet e kërkuara dhe detyrat kryesore

3.1.       Eksperti/ja duhet të posedoi:

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Juridikut, Inxhinierisë apo fusha tjera relevante.
  • Diploma Master ose certifikimet profesionale nga institucionet e licencuara për dhënie të kualifikimeve të prokurimit do të konsiderohen si përparësi.
  • Përvojë pune prej së paku 3 (tre) vite në realizimin e proceseve të prokurimit në projekte të caktuara të ngjashme (e dëshirueshëm projekte të OJQ-ve), prej tyre së paku 1 (një) vit në projektet e financuar nga donator të huaj. Kandidatët me përvojë në Udhëzuesit për Prokurim të Komisionit Evropian, si dhe udhëzuesve të donatorëve tjerë, janë të preferuar.
  • Shkathtësi kompjuterike me përvojë praktike në përdorimin e programit Microsoft Office.
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe, njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme.

3.2.       Detyrat kryesore të Ekspertit/es

  • Përgatitjen e të gjitha dokumenteve të dosjeve të tenderëve, procedimit e të gjitha proceseve tenderuese, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në komitetin vlerësues.
  • Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit me stafin e projektit SUREP, në veçanti të siguroj që specifikimet teknike dhe dokumentet për aktivitetet e planifikuara të përgatiten në kohë dhe në përputhje me kërkesat e zbatueshme të prokurimit.
  1. Procedura e aplikimit:

Në formë elektronike, në e-malin: furtuna.shabani@appk.org me subjekt “Aplikim për Ekspert/e i/e Prokurimit”, duke vendosur në CC: kosovo@caritas.ch më se largu deri me 19 janar 2020, duke dërguar një CV (ne PDF) ku paraqiten angazhimet e mëparshme që plotësojnë kriteret e kualifikimit, në mënyrë specifike ato detyra që tregojnë përvojën e punës të kërkuar nga ky angazhim. Gjithashtu, Eksperti/ja duhet të dorëzojë një ofertë financiare (për ditë pune) për të kryer këtë konsulencë.

Dokumente mbështesë të ndërlidhura me CV-në, duke përfshirë dëshmitë për kualifikimet, dëshmitë e përvojes së tij/saj të mëhershme, dhe oferta financiare janë të obligueshme të i bashkëngjitën aplikimit.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm të procesit të rekrutimit.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook