Log in
X

Company Name

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C

Phone Number

Company Place

Drenas

Specialist i Laboratorit

Specialist i Laboratorit

Information

Publish Date

08.01.2020

End Date

08.02.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Drenas

Job Description

NEWCO FERRONIKELI COMPLEX L.L.C.

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Specialist i Laboratorit
Departamenti: Kontrolli i Cilësisë dhe Mjedisit - Njësia: Laborator
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe menaxhon të gjitha funksionet në laborator
  • Zgjidh problemet teknike dhe analitike që lidhen me punën e përditshme të laboratorit
  • Zhvillon metoda prioritare për të siguruar lëshimin në kohë të komponentëve dhe produkteve të gatshme
  • Harton dhe zbaton metoda analitike, rishikon dhe miraton të dhënat dhe interpreton rezultatet
  • Siguron që analiza e mostrave të bëhet sipas standardeve dhe me një nivel të lartë integriteti dhe besueshmërie
  • Prioritizon rrjedhën ditore të punës bazuar në inputet nga prodhimi dhe burimet e jashtme
  • Mban të dhënat dhe dokumentacionin laboratorik, përgatit raporte teknike mbi aktivitetin e laboratorit
  • Mbështet kontratat e mirëmbajtjes dhe shërbimit të pajisjeve
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara
  • Ndihmon në mirëmbajtjen e ISO 9001 dhe ISO 14001 për njësinë e laboratorit
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojës

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Shkencave Natyrore - Drejtimi Kimi
  • Minimumi i 3 viteve përvojë rutinë të operacioneve laboratorike dhe analitike në një nivel kimist
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 08/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Specialist i Laboratorit”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhën në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Besim Mala Street no.227, 13000 Gllogoc, Republic of Kosovo, Phone: + 383 (0)38 585 000, Fax: + 383 (0) 38 585 109

Share

Advertising
Advertising
Facebook