Log in
X

Company Name

Komuna e Malishevës

Phone Number

029/269-043

Company Place

Malishevë

Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (3)

Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (3)

Information

Publish Date

13.12.2019

End Date

25.12.2019

Contact Person

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Malishevë

Job Description

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2019 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Viti shkollor 2019/2020

Shkolla: Për Shkollat fillore të mesme të ulëta ne kuadër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim Komuna Malishevë
Pozita: Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore
Vendi i lirë/zëvendësim: Lirë
Numri i pozitave : 3
Orë: 20

I. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

v    Kriteret e kualifikimit:Për vendin e punës Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore kërkohet kualifikimi me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018 Neni 7 Arsimi me nevoja të veçanta arsimore pika 4 asistentë për fëmijët/ nxënësit me nevoja të veçanta paragrafi 4.1.

III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

 

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Përshkrimi i detyrave të punës se Asistentit/es për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Komunë

  • Ndihmon fëmijët/ nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
  • Punon me msimëdhënsit dhe stafin tjetër së zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informatat kthyese për vështirësitë dhe arritjen e fëmijëve;
  • Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/ nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/ personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/ mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunim shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
  • Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale;

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 10.12.2019 më datën: 25.12.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook