Log in
X

Company Name

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare / Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereingung

Phone Number

038 600 880

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e për N4CEB (50%), Zyrtar/e për planifikim të eventeve (50%)

Zyrtar/e për N4CEB (50%), Zyrtar/e për planifikim të eventeve (50%)

Information

Publish Date

10.12.2019

End Date

27.12.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

 
Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
Lidhja e Pejës, 177 Capital Gate,10060 Prishtinë
+383 38 600 880 // info@oegjk.org // www.oegjk.org


Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

shpall konkurs për

Zyrtar/e për N4CEB (Network for Clean Energy Businesses) (50%) & Zyrtar/e për planifikim të eventeve (50%)

(një pozitë/ 1 vit-me mundësi vazhdimi)

Kandidatët potencialë duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze, njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi;
  • Diplomë universitare në fushën e energjisë ose ekonomisë,
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik pune;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative;
  • Aftësi të mira hulumtuese, me fokus në fushën e energjisë;
  • Njohuri shumë të mira të MS Office;
  • Studimet e përfunduara në Gjermani, apo përvoja e punës në Gjermani konsiderohen përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë si Zyrtar/e për N4CEB (Network for Clean Energy Businesses):

  • Harton raporte për Projektin N4CEB (Network for Clean Energy Businesses) (projekt në bashkëpunim me GIZ-KEEP)
  • Mbledh dhe analizon të dhënat prej hulumtimeve, duke përdorur metodika dhe programe statistikore, duke përfshirë paraqitjen vizuale të të dhënave nëpërmjet grafikëve, tabelave;
  • Organizon dhe implementon evente në kuadër të Projektit N4CEB (Network for Clean Energy Businesses);
  • Mban korrespondencë me anëtarët e N4CEB (Network for Clean Energy Businesses);
  • Punë të tjera administrative dhe teknike që lidhen me Projektin N4CEB (Network for Clean Energy Businesses).

Detyrat dhe përgjegjësitë si Zyrtar/e për planifikim të eventeve:

  • Organizon dhe implementon aktivitete të OEGJK-së (punëtori, takime B2B, info-evente, panaire, seminare, konferenca) të planifikuara për 2020;
  • Mbledh oferta lidhur me aktivitetet e planifikuara vjetore;
  • Mbledh dhe përdor të dhënat nga aktivitetet e OEGJK-së për raporte dhe publikime;
  • Mban korrespodencë me firma anëtare dhe partnerë;
  • Punë të tjera administrative dhe teknike që lidhen me OEGJK.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një letër motivuese në gjuhën shqipe dhe gjermane apo angleze, si dhe një CV përmes email-it në administration@oegjk.org  deri më 27.12.2019. Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike. Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen. Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-në për informacione ose pyetje paraprake, para se të kontaktoheni!

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook