Log in
X

Company Name

Fondi Kosovar per Garanci Kreditore;

Phone Number

+381 (0) 38 225 600 (208)

Company Place

Prishtinë

Asistent/e të Financave dhe Administratës (1)

Asistent/e të Financave dhe Administratës (1)

Information

Publish Date

22.11.2019

End Date

06.12.2019

Categories

Administratë | Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konform Nenit 10 të Ligjit Nr. 05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shpall:

KONKURS
për
një (1) Asistent/e të Financave dhe Administratës

Numri i referencës: 03/2019

Informata të Përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur i themeluar me ligj përkatës për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të.

Kjo pozitë financohet përmes Marrëveshjes së Pragut midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi i Pragut kërkon të forcojë sektorin e energjisë duke nxitur një qasje të drejtuar nga tregu për të ulur kostot e energjisë për familjet dhe bizneset, duke inkurajuar efikasitet të energjisë dhe duke zhvilluar burime të reja të gjenerimit të energjisë elektrike. Nga Financimi i Programit të Pragut, kjo pozitë në FKGK, aktualisht është parashikuar të përfundojë në 30 Shtator 2021.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

Asistenti/ja i/e Financave dhe Administratës do të punojë nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Financave dhe Administratës së FKGK-së. Asistenti/ja i/e Financave dhe Administratës do të jetë një punonjës/e me kohë të plotë në FKGK, me kontratë pune një (1) vjeçare, me mundësinë e zgjatjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për përpilimin e raporteve sipas kërkesave të donatorëve;
  • Monitoron shpenzimet e lidhura me projektin dhe përgatit raporte mujore për qëllime të brendshme;
  • Rikonsilon periodikisht zërat bilancor, sipas politikës së kontabilitetit;
  • Mban kontrolle të brendshme të efektshme dhe efikase mbi raportimin financiar;
  • Kryen të gjitha detyrat administrative që lidhen me projektin, si dhe ndihmon Menaxheren e Financave dhe Administratës në detyra të tjera shtesë;
  • Zhvillon njohuri të thelluara për produktet dhe proceset organizative;
  • Mbështet Menaxheren e Financave dhe Administratës me projekte dhe detyra tjera kur kërkohet.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Financë ose ekuivalent;
  • Minimumi tre vite përvojë pune;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe aftësi për të gjeneruar raporte sipas kërkesave strikte të donatorëve;
  • Kërkohen aftësi të shkëlqyera analitike dhe përpunuese të të dhënave;
  • Shkathtësi dhe aftësi në përdorimin e kompjuterit në MS Office, veçanërisht në Excel dhe PowerPoint;
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit në të folur dhe shkrim në gjuhën angleze;
  • Menaxhim i shkëlqyeshëm i kohës dhe aftësi organizative;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra paralelisht dhe për të përmbushur afatet në vazhdimësi;
  • Individ aktiv, i motivuar, inovativ dhe i adaptueshëm, i/e cili/a mund të marrë iniciativë;

Koha, kohëzgjatja/periudha dhe pikat e detyrës

Asistentit/es të Financave dhe Administratës do t'i jepet një kontratë një (1) vjeçare, e cila do të rinovohet çdo vit, me vendndodhje në zyrën e FKGK në Prishtinë. Zgjatja e kontratës së Asistentit/es të Financave dhe Administratës do të bazohet në rezultate të kënaqshme të rishikimit të performancës si dhe nevojave të institucionit.

Procedura e Aplikimit:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe Letër Motivuese;
  • Diplomat, Certifikatat dhe dokumentat tjera relevante;
  • Kontaktet e referencës nga punëdhënësi paraprak;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen përmes postës elektronike recruitment@fondikgk.org , dhe në subjektin e emailit të shënohet: "Aplikim nga: Emri dhe Mbiemri_ Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datën 06.12.2019, ora 16:30.

Shënim: Vetëm kandidatët në listë të shkurtër do të kontaktohen!

Expired

Share

Advertising