Log in
X

Company Name

Fondi Kosovar per Garanci Kreditore:

Phone Number

+381 (0) 38 225 600 (208)

Company Place

Prishtinë

Konsulent të Energjisë së Ripërtërishme (KER) (1)

Konsulent të Energjisë së Ripërtërishme (KER) (1)

Information

Publish Date

22.11.2019

End Date

06.12.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konform Nenit 10 të Ligjit Nr. 05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shpall:

KONKURS
për
një (1) Konsulent të Energjisë së Ripërtërishme (KER)

Numri i referencës: 02/2019

Informata të Përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur i themeluar me ligj përkatës për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të.

Kjo pozitë financohet përmes Marrëveshjes së Pragut midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi i Pragut kërkon të forcojë sektorin e energjisë duke nxitur një qasje të drejtuar nga tregu për të ulur kostot e energjisë për familjet dhe bizneset, duke inkurajuar efikasitet të energjisë dhe duke zhvilluar burime të reja të gjenerimit të energjisë elektrike. Nga Financimi i Programit të Pragut, kjo pozitë në FKGK, aktualisht është parashikuar të përfundojë në 30 Shtator 2021.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

KER do të punojë ngushtë me Menaxherin e Lartë të Riskut të FKGK-së dhe ERKFP. KER do të mbështesë menaxhimin e riskut të institucionit me ekspertizë teknike nga perspektiva e Energjisë së Ripërtërishme (ER) kur harton dhe zhvillon proceset e brendshme, vlerëson aplikacionet e financimit të projekteve në ER, dhe duke mbështetur stafin e menaxhmentit gjatë vlerësimit të kritereve të pranueshmërisë për aplikimet e garancisë në ER. KER do të punojë si një konsulent i FKGK-së me kohë të pjesshme, me pritshmëri të mbështetjes deri në 200 ditë dhe me kohëzgjatje deri më 30 Shtator 2021.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • KER do të mbështesë menaxhimin e institucionit për përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë për investues në ER që aplikojnë për garanci, nën dritaren e garancive të ER në FKGK;
  • KER do të mbështesë menaxhimin e institucionit me ekspertizë teknike në vlerësimin e vlefshmërisë së kredisë dhe kriteret e pranueshmërisë së investimeve të ER;
  • KER do të vlerësojë mjedisin dhe riskun shoqëror, sipas Standardeve Mjedisore dhe Sociale të Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), që janë të përfshira në projekte të ER për të cilat aplikojnë për garanci nën dritaren e ER;
  • KER do të bashkëpunojë me departamentin e riskut të kredisë në hartimin dhe modelimin e mjeteve të nevojshme për vlerësimin e teknikave të projekteve në ER;
  • Do të mbështesë menaxhimin e riskut në zhvillimin e mjeteve të vlerësimit të riskut të kredisë;
  • Do të ndihmojë në analizimin dhe përpunimin e aplikacioneve për garantim nën financimin e projektit të dritares së ER nga perspektiva e inxhinierisë teknike;
  • Do të bashkëveprojë me departamentet e riskut dhe kredisë nga institucionet financiare partnere;
  • Të përgatitë raporte në gjuhën angleze dhe shqipe për menaxhmentin e institucionit, Bordin e Drejtorëve dhe donatorët e institucionit;
  • Përpunojë raporte të bazuara në të dhëna në gjuhën angleze dhe shqipe bazuar në gjetjet analitike të kredisë;
  • Rekomandon ndryshime në produktet ekzistuese ose në dizajnimin e produkteve të reja;
  • Çdo punë dhe detyrë tjetër sipas kërkesës nga Drejtori Menaxhues;

 Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në inxhinieri, mjedis apo drejtime të ngjashme, ose specializime kryesore / certifikime profesionale në fushën e energjisë së ripërtërishme, efikasitet të energjisë ose në fushat përkatëse;
  • Dëshmi të punës në manaxhimin e projekteve dhe përvojës relevante. Aftësi ndërdisiplinore që lidhen me teknikalitetet e projekteve të ER me parashikimet financiare në fushën e ER, është një aset për kandidatin;
  • Minimum 5 vite përvojë relevante në ofrimin e ekspertizës në energji të ripërtërishme ose projekte të këshillimit në Kosovë ose në vendet e tjera të rajonit;
  • Përvojë me agjenci të ndryshme qeveritare ose ekip ndërdisiplinor në fushën e ER është e dëshirueshme;
  • Përvojë në ofrimin/dorëzimin e projekteve solare është një avantazh;
  • Njohuri të shkëlqyera për legjislacionin dhe kornizën rregullatore të Kosovës dhe rajonit në sektorin e energjisë;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe në të folur në gjuhën angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Interesim i shprehur në zhvillimin e njohurive personale në këtë fushë dhe aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur.

Koha, kohëzgjatja/periudha dhe pikat e detyrës

KER do t'i jepet një kontratë një (1) vjeçare, e cila do të rinovohet çdo vit, me vendndodhje në zyrën e FKGK në Prishtinë. Zgjatja e kontratës së KER do të bazohet në rezultate të kënaqshme të rishikimit të performancës dhe si nevojave të institucionit.

Procedura e Aplikimit:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe Letër Motivuese;
  • Diplomat, Certifikatat dhe dokumentat tjera relevante;
  • Kontaktet e referencës nga punëdhënësit paraprak;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen përmes postës elektronike recruitment@fondikgk.org, dhe në subjektin e emailit të shënohet: "Aplikim nga: Emri dhe Mbiemri_ Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datën 06.12.2019, ora 16:30.

Shënim: Vetëm kandidatët në listë të shkurtër do të kontaktohen!

Expired

Share

Advertising