Log in
X

Company Name

Albimi LTD SH.P.K

Phone Number

Company Place

Gjilan

Menaxher/e i/e Marketingut dhe Shitjes (1), Inxhinier/e i/e Makinerisë ose Mekatronikës për E-Bike (1)

Menaxher/e i/e Marketingut dhe Shitjes (1), Inxhinier/e i/e Makinerisë ose Mekatronikës për E-Bike (1)

Information

Publish Date

21.11.2019

End Date

05.12.2019

Categories

Menaxher | Shitje | Marketing | Inxhinier

Job Places

Gjilan

Job Description

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin: PILOTBIKE. Kompania ofron mundësi të zhvillimit profesional për individët me ambicie dhe përkushtim për arritje të standardeve të larta të performancës.

Aktualisht, ne ofrojmë mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:

  1. Menaxher/e i/e Marketingut dhe Shitjes (1 pozitë); dhe
  2. Inxhinier/e i/e Makinerisë ose Mekatronikës për E-Bike (1 pozitë).

POZITA NR. 1 (Menaxher/e i/e Marketingut dhe Shitjes):

Lokacioni: Zyret Gjilan - Prishtinë

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon shitjet me shumicë dhe pakicë, si dhe klientët që i ka në portofolio.
  • Menaxhon marketingun e kompanisë dhe të gjitha aktivitetet në Departamentin e Marketingut.
  • Kryen hulumtime të tregut për produkte, çmime, identifikon shitjet e mundshme, vlerëson dhe zhvillon nevojat e tregut dhe të klientëve.
  • Zhvillon strategjinë e marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Koordinon kampanjat e marketingut me aktivitetet e shitjes.
  • Planifikon, përgatit dhe implementon kampanjat promovuese.
  • Monitoron dhe raporton për efikasitetin e marketingut brenda kompanisë.
  • Punon bashkarisht me dizajnerë dhe asiston në lansimin e produkteve të reja.
  • Përgatit produktet dhe organizon komplet pjesëmarrjen në panaire vendore dhe ndërkombëtare.
  • Zhvillon dhe ekzekuton planin strategjik për realizimin e targetit të shitjes dhe rritjen e numrit të klientëve.
  • Krijon dhe mban raporte të afërta me klientë dhe palë të tjera te interesit, njeh dhe kupton produktet dhe kategoritë e produkteve që menaxhon.
  • Mbikqyr dhe analizon buxhetin dhe shpenzimet e kompanisë lidhur me marketingun.
  • Përgjegjës për fokusin në menaxhimin e markës tregtare, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe reputacionit të kompanisë.
  • Përgjegjës për të marrë vendime të bazuara në analiza të të dhënave nga feedback-u i konsumatorëve, për të siguruar që produktet dhe tiparet e reja te produkteve iu përmbahen nevojave te konsumatorëve;
  • Monitoron dhe raporton për efikasitetin e marketingut brenda kompanisë.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës të Udhëheqësit.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Të ketë të përfunduara studimet themelore në Ekonomi (Niveli Master i preferuar);
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune;
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve dhe çasje pozitive ndaj klientëve;
  • Aftësi për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe për t’u adaptuar në punë ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe në të shkruar me palë të nivelit të lartë;
  • Interes dhe pasion për produkte dhe inovacion të produkteve të reja;
  • Aftësi analitike dhe numerike;
  • Aftësi të përdorimit të kompjuterit, veçmas programeve të Microsoft Office, si dhe programet e caktuara të kontabilitetit;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (e domosdoshme) dhe të gjuhës Serbokroate, Gjermane (E preferuar);
  • Leja e vozitjes (e domosdoshme).

POZITA NR. 2 (Inxhinier/e i/e Makinerisë ose Mekatronikës për E-Bike):

Lokacioni: Gjilan

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe së bashku me ekipin e Departamentit të Dizajnit dhe Departamentit të Shitjes përpilon planin e prodhimit për Bicikleta Elektrike (E-Bike).
  • Udhëheq prodhimin e Bicikletave Elektrike (E-Bike) dhe produkteve të tjera të reja që mund të prodhohen në të ardhmen.
  • Përgatit plane të zhvillimit për Bicikleta Elektrike (E-Bike) dhe ia propozon Departamentit të Shitjes dhe Udhëheqësit.
  • Për çdo bicikletë të prodhuar përgatit standardizimin sipas Standardeve Evropiane për Bicikleta.
  • Bën studime të tregut aktual dhe hulumtime për tregje të reja dhe për këtë i raporton udhëheqësit.
  • Viziton tregun vendor me qëllim të hulumtimit të nevojave për zhvillimin e bicikletave që nevojiten në treg.
  • Sipas planit të aprovuar fillon test prodhimin e bicikletave (model testues).
  • Së bashku me ekipin e Departamentit të Dizajnit punon për të përmirësuar dhe zhvilluar praktika për të rritur kualitetin e produkteve dhe kërkesave të shërbimit të konsumatorëve.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës të Udhëheqësit.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Të ketë të përfunduara studimet themelore në Mekanikë ose Mekatronikë (Drejtimi Dizajn Industrial - I preferuar);
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thella profesionale, analitike dhe organizative;
  • Aftësi për të sjellur vendime në mënyrë të pavarur dhe për t’u adaptuar në punë ekipore;
  • Aftësi për të identifikuar prioritetet;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe në të shkruar;
  • Aftësi të përdorimit të kompjuterit (njohuri të programit Auto Cad 2D/3D dhe Autodesk Inventore preferuar);
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar diagrame skematike si dhe vizatime teknike;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar.

Mënyra e aplikimit për të dy pozitat:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në, një letër motivuese si dhe dokumentet që dëshmojnë kualifikimin dhe përvojën e tyre në e-mail adresën: doruntina@albimi.com  apo ti sjellin personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, ose në Prishtinë, Zona Industriale (Ish - Napredak).

Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e lartëcekura do të kontaktohen.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 05.12.2019.

Expired

Share

Advertising