SHPALLJE PËR FURNIZIM ME PAJISJE
Information
- Publish Date
19.11.2019
- End Date
25.11.2019
- Categories
Të tjera...
- Job Places
Prishtinë
Job Description
SHPALLJE PËR FURNIZIM ME PAJISJE
Kërkesë për furnizim me pajisje të teknologjisë për prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit për projektin ERASMUS + “MSc in Sustainable Food Production Systems/STEPS” me numër të referencës: 598963-EPP-1-2018-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP, sipas marrëveshjes së grantit me numër: 2018-2504/001-001
Kolegji “Universum” fton subjektet afariste të regjistruara që ofrojnë pajisjet e prodhimit/përpunimit të ushqimit për nevojat e institucionit, të paraparë për LOT 2 te projektit STEPS.
Informatat lidhur me përshkrimin e pajisjeve mund t’i merrni duke kontaktuar përmes e-mailit hadis.karatashi@universum-ks.org , me subjekt: “Kerkese per Pajistjet STEPS-LOT2”
Pasi që pajisjet blehen me fondet nga projekti ERASMUS+ STEPS, operatorët ekonomik të interesuar për furnizim duhet të plotësojnë kushtet themelore të kërkuara nga donatori, të cilat janë si në vijim:
- Autorizimi nga prodhuesi i pajisjeve
- Garancioni minimum 12 muaj për pajisje
- Vlera më e mirë për kosto (Best value for money)
Oferta duhet të përcjellet me këto dokumente obligative:
- certifikata e regjistrimit të biznesit,
- certifikata fiskale,
- vërtetimi nga ATK për kryerjen e obligimeve tatimore,
- katalog të prezantimit të produkteve dhe,
- afati i furnizimit.
Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i formuar nga ekspertët e lëmisë, përzgjedhja do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
- Oferta më e lirë për produktet me specifikacionet teknike të kërkuara;
- Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit
- Kohëzgjata e përvojës së kompanisë në fushën respektive
Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri me datën: 25 Nëntorë, 2019 para orës 17:00, në këtë adresë:
“KOLEGJI UNIVERSUM
Rr. Imzot Nikprela p.n,
10000 Prishtina, Republika e Kosovës“
Ose me e-mail: hadis.karatashi@universum-ks.org , me subjektin: “Oferta per pajisjet STEPSLOT 2”
Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në hadis.karatashi@universumks.org apo në numrin e telefonit +383 (0) 44 144 062.
Expired