Log in
X

Company Name

Fondi Kosovar per Garanci Kreditore

Phone Number

+381 (0) 38 225 600 (208)

Company Place

Prishtinë

Thirrje për të Ofertuar për shërbime të Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në

Thirrje për të Ofertuar për shërbime të Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në

Information

Publish Date

18.11.2019

End Date

29.11.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për shërbime të Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon që të marrë shërbime të Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar që janë kompani profesionale të regjistruara në Kosovë për t'iu përgjigjur KPP-së.

Përgjigjet e propozuesve duhet të demonstrojnë qartë se i plotësojnë kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të dokumentojë regjistrimin e biznesit të tij sipas ligjit në fuqi;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë pune dhe aftësi në fushën përkatëse;
  • Propozuesi duhet të sigurojë/dorëzoj një portfoljo nga përvoja e mëparshme;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret e përshtatshmërisë ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për ofrimin e shërbimit sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 22 Nëntor 2019 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 25 Nëntor 2019 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 29 Nëntor 2019 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një e-mail tek procurement@fondikgk.org. Kërkesa e postës elektronike duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e e postës elektronike dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

Expired

Share

Advertising