Log in
X

Company Name

Telekomi i Kosovës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Anulohet Konkursi! Vende të lira të punës (10)

Anulohet Konkursi! Vende të lira të punës (10)

Information

Publish Date

09.11.2019

End Date

23.11.2019

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19

I falenderojrmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A.

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës 03/L-212, Statutit te Ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A 01/2532/12, Rregullores për marrëdhënien e punës 01-5798/19, Udhëzimit Administrativ  nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik,  Telekomi i Kosovës Sh.A shpall:

  1. Zyrtar i Shitjes (5 ekzekutues)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

Është përgjegjes për shitjen e të gjitha produkteve të Telekomit të Kosoves. Vepron si pikë kryesore e komunikimit duke pasur pronësinë dhe përgjegjësinë e plotë për klientë. Përgjegjës për realizimin e synimeve të shitjes duke qenë përgjegjës për profitabilitetin dhe rritjen e shitjes nga pikat e shitjes dhe nga terreni. Përgjegjës të ofrojë zgjidhjet më të mira për konsumatorët e biznesit( Post Paid ) dhe individidual ( Prepaid)  mbështetur në produktet dhe shërbimet  e ofruara, si dhe të identifikojë nevojat aktuale të klientëve. Përgjegjës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve të biznesit dhe individuale me kohë dhe me sukses, duke ofruar shitjen dhe këshillat profesionale gjatë gjithë kohës. Përgjegjës të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me konsumatorët me qëllim të ngritjes së kënaqësisë dhe lojalitetit të tyre. Kryerja e detyrave në përputhje me standardet e brendshme dhe të jashtme të përcaktuara nga Kordinatori/Menaxheri Përcaktimi dhe përkushtimi në arritjen e caqeve dhe objektivave të përbashkëta.Shërben si pikë e paralajmërimit të hershëm në lidhje me veprimet e konkurrencës dhe zhvillimet në treg me fokus në segmentin e konsumatorëve të biznesit dhe individual. Përgatitë raporte ditore te shitjes , javore dhe mujore sipas kërkesës  të Koordinatorit/menaxherit te Departamentit.

Kualifikimi, përvoja dhe te tjera:

Përgatitje e mesme shkollore.  Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushat përkatëse. Njohja  e rrjetave telekomunikuese dhe shërbimeve të Telekomit. Shkathtësi organizative dhe analitike. Aftësi për punë ekipore. Aftësi për arritje të rezultateve nën presion brenda afateve të përcaktuara. Njohuri esenciale për përdorimin e aplikacioneve te Microsoft Office dhe Internetit. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

  1. Teknik (5- ekzekutues)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

Është përgjegjës për aktivitetet e nevojshme teknike në MDF gjatë instalimeve, modifikimeve, deinstalimeve të produkteve të TK. Kryen punët e mirëmbajtjes së rregullt dhe preventive. Ndihmon  identifikimin e shpejtë dhe të saktë të pengesës në rrjet dhe ndërmerr aktivitetet e nevojshme për eliminimin e tyre. Në bashkëpunim me njësinë për matje zbaton planin e matjeve të rregullta kualitative për te gjitha çiftoret në MDF  si dhe matjeve të sërishme pas çdo riparimi. Bashkëpunon me personelin e centraleve me rastin e detektimit te pengesave, instalimin e produkteve, ndërprerjes dhe demontimit te tyre. Kryen punë dhe detyra të  tjera që i ngarkohen nga udhëheqësi sipas kërkesave dhe nevojave të njësisë. Raporton te Kryetekniku.

Kualifikimi, përvoja dhe te tjera:

Pergatitje e mesme shkollore.  Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushat përkatëse. Njohja  e shwrbimeve tw TK Sh. A dhe shërbimeve të Telekomit. Shkathtësi organizative dhe analitike. Aftësi për punë ekipore. Aftësi për arritje të rezultateve nën presion brenda afateve të përcaktuara. Njohuri esenciale për përdorimin e aplikacioneve te Microsoft Office dhe Internetit. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Aplikacionet mundë të merren online http://www.kosovotelecom.com ose shkarko KETU dhe së bashku me CV-në dhe me dëshmitë përkatëse kualifikimin dhe përvojën e punës dërgohen përmes postës elektronike në e-mail adresën: hr@kosovotelecom.com.

Afati i fundit për aplikim është data 23.11.2019.

Vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në rrethin e ngushtë do t’i nënshtrohen procedurave.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 11:59pm, Saturday November 23rd, 2019

Expired

Share

Advertising