Log in
X

Company Name

Institucioni Parashkollor Shkronjat

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Edukatore/e (zëvendësim)

Edukatore/e (zëvendësim)

Information

Publish Date

14.11.2019

End Date

28.11.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Shkronjat” – Prishtinë shpall;

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Edukatore/e (zëvendësim)

Orarë i plotë.

I. Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor, lagjia Arbëria, afër Komunës së re)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri.
  • Diploma ose certifikata duhet te përcaktojë qartë notën mesatare.
  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e Institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në Institucione Arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 06/2015, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

  • Fakulteti i edukimit –programi parashkollor
  • Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
  • Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë
  • Fakulteti i shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve

Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor dhe kanë ndjek trajnimin në zbatimin e kurrikulës për klasën përgatitore.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit, duke filluar nga data e publikimit me : 14.11.2019 deri më datën 28.11.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor '’Shkronjat", nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim

Expired

Share

Advertising