MUNDËSI TRAJNIMI DHE PUNË PRAKTIKE NË SEKTORIN E SHITJES ME PAKICË PËR GRATË E VISEVE RURALE
Information
- Publish Date
13.11.2019
- End Date
27.11.2019
- Categories
Praktikë | Të tjera...
- Job Places
Gjilan | Mitrovicë | Prishtinë | Prizren | Vushtrri
Job Description
FTESË PËR APLIKIM!
MUNDËSI TRAJNIMI DHE PUNË PRAKTIKE NË SEKTORIN E SHITJES ME PAKICË PËR GRATË E VISEVE RURALE
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GiZ) në kuadër të projektit “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” (Youth, Employment & Skills - YES) ka kontraktuar kompaninë D&D Business Support Center për implementimin e aktivitetit që synon integrimin e grave mbi moshën 25 vjeçare në sektorin e shitjes me pakicë.
Qëllimi i Projektit
Projekti: “Ofrimi i trajnimeve dhe punësimit të grave mbi moshën 25 vjeçare në sektorin e shitjes me pakicë”, ka për qëllim punësimin e grave nga viset rurale përmes aftësimit profesional të tyre dhe qasjes në punësim në sektorin e shitjes me pakicë.
Kush mund të përfitojë nga ky projekt?
Nga ky projekt do të përfitojnë 120 gra të moshës mbi 25 vjeçare, që janë të motivuara të punësohen në sektorin e shitjes me pakicë dhe që kanë njohuri bazike në shitje, të jenë banore të viseve rurale të Kosovës, specifikash të:
1. Regjionit të Prishtinës;
2. Regjionit të Prizrenit;
3. Komunës së Mitrovicës;
4. Komunës së Gjilanit; dhe
5. Komunës së Vushtrrisë.
Përfitueset e përzgjedhura nga ky projekt, do të përfitojnë:
- Trajnim (falas) 5 ditorë, në fushat si: përgatitja për aplikim për punë, komunikim, shkathtësi për shitje, bazat e teknologjisë informative, punësim të qëndrueshëm dhe ngritje në karrierë,
- Punë praktike (me pagesë) për tre muaj në sektorin e shitjes me pakicë,
- Rrjetëzim me punëdhënës potencial për punësim të qëndrueshëm.
Si të aplikoni?
Plotësoni formularin e aplikimit deri më 25 Nëntor 2019.
Duke klikuar në linkun: http://dd-bsc.com/mundesi-trajnimi-dhe-pune-praktike/
Facebook: https://www.facebook.com/DDBusinessSupportCenter/
Ose, duke plotësuar aplikacionin fizik, të cilin mund ta merrni në zyrën e
D&D Business Support Center
Adresa: Rr. “Edit Durham”, H1, Nr. 11, Prishtinë,
Tel: +383 (0) 38 748 701, E-mail: info@dd-bsc.com
Expired