Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Agjent i Servisit – Auto

Agjent i Servisit – Auto

Information

Publish Date

12.11.2019

End Date

22.11.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Agjent i Servisit – Auto

REFERENCA:                    MC-049-19

QYTETI:                            Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Automobilizmit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Servisit, i cili do të jetë person ndërmjetësues mes klientit dhe servisit të automjeteve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e kërkesave të pas-shitjes nga klientët që kanë blerë automjete të reja.
  • Të kuptoj mirë kërkesat e secilit klient dhe të përgatis kërkesën me informacione të plota për riparim.
  • Të bëjë caktimin e termineve të servisit të rregullt në qendrën e servisit të autorizuar në Maqedoni.
  • Të asistoj klientët kur automjetet e tyre prishen në rrugë brenda apo jashtë vendit, të kontaktoj asistencën rrugore dhe servisin e autorizuar më të afërt nga lokacioni i prishjes.
  • Të bëjë rekomandimin e mirëmbajtjes te klientët sipas specifikacioneve të prodhuesit dhe të këshilloj klientët për konsekuencat nëse nuk bëhen mirëmbajtja dhe riparimet në kohë.
  • Të bëjë inspektimin e automjeteve të reja që arrijnë nga prodhuesi nëse janë dëmtuar gjatë transportit.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Minimum 1 vite përvojë pune në industrinë e automjeteve.
  • Njohuri elementare të pjesëve përbërëse të automjeteve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal në gjuhën serbo-kroate (gjuha angleze bazike përparësi).
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë 400 Euro Neto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Telefon modern dhe kompensimi i shpenzimeve.
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.
  • Mundësi për të punuar në ambient fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 22.11.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Share

Advertising