Log in
X

Company Name

dua.com

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Android Developer

Android Developer

Information

Publish Date

11.11.2019

End Date

11.12.2019

Categories

Zhvillues i Aplikacioneve

Job Places

Prishtinë

Job Description

dua.com është në kërkim të një Android Developer për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?

dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.



Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

  • Si Android Developer, kërkohet që të:
  • Bashkëpunoni me ekipin tonë të produkteve për të ndihmuar në hartimin dhe zbatimin e veçorive (features) për pajisjet Android
  • Bashkëpunoni me ekipin inxhinierik për të ndihmuar në përcaktimin e API-ve të fundit që përdoren në zbatimin e aplikacioneve tona mobile
  • Drejtoni krijimin e praktikave më të mira të njohura nga industria për Android Developer që i përshtatet platformës tonë mikse.
  • Ndërtoni aplikacione dhe mjete që lehtësojnë testimin e përdorimit (usability testing) në pajisjet celulare dhe që janë të lehta për t'u përdorur nga paneli ynë i testuesve, si dhe nga klientëve tanë Developers.
  • Kualifikimet:
  • Diplomë në BA / BS për Shkenca Kompjuterike dhe fusha teknike përkatëse ose përvojë në praktikë të ngjashme.
  • 3 vjet përvojë në Software Development
  • 2-3 vjet përvojë pune përfshirë përvojën e gjuhëve të programimit në C / C ++, Java dhe Kotlin.
  • Aftësi për të përfunduar një projekt deri në fund, nga projektimi i tij deri në zbatim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme
  • Aftësi për të mësuar shpejt teknologji të reja
  • Të jesh i sprovuar në bashkëpunim me ekipe të ndryshme, me vetë-iniciativë, i prirur për të arritur rezultate të larta për t’u përmirësuar
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, korrigjuese dhe zgjidhjeje të problemeve
  • Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe atë verbal
  • Aftësia për të punuar në nisma të shumta produktesh njëkohësisht
  • Përvojë në hartimin e API, përmirësimin e performancës, projektimin e klientit ose mjeteve të ndryshme
  • Njohuri mbi SDK për sistemet Android.
  • Njohuri mbi platformën e Android dhe Shërbimeve të Google Play.
  • Ekspozim ndaj programimit Swift.
  • A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.

Për më shumë informacion reth pozitave të lartpërmendura, klikoni këtu.

Share

Advertising