Log in
X

Company Name

Banka Kombëtare Tregtare

Phone Number

038 666 666

Company Place

Prishtinë

Analist i Kredive Individuale

Analist i Kredive Individuale

Information

Publish Date

08.11.2019

End Date

22.11.2019

Categories

Bankë

Job Places

Drenas

Job Description

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Analist i Kredive Individuale
Lokacioni: Drenas
Data e Hapjes: 08.11.2019
Data e Mbylljes: 22.11.2019
Shkollimi: Diplomë Baçellor
Njohuri e Gjuhës: Anglisht

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analiza e kërkesave të kredisë, përgatitja e raporteve të vlerësimit me shkrim për këto kërkesa për kredi dhe prezentimi te Superiori.
  • Të siguroheni që kërkesat e kredisë janë në përputhje me Rregulloren e Ligjeve Bankare.
  • Të siguroheni që dokumentacioni për kërkesat e kredisë është ekzekutuar dhe kompletuar në mënyrë të duhur.
  • Të kontriboni në zhvillimin e portofolios të klientëve individual dhe identifikoni shërbimet e reja ose shtesë që një klient mund të përdorë.
  • Të përgatisni raportet mujore të sektorit dhe t’i prezentoni te Menaxhmenti i Bankës dhe te institucionet zyrtare nëse është e nevojshme.
  • Të këshilloni klientët e tanishëm dhe të ardhshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare që janë më të përshtatshme për nevojat e tyre.
  • Të fokusoheni në shërbim sa më të mire ndaj klientit.

Kërkesat:

  • Diplomë Baçellor në Financa, Kontabilitet ose Menaxhment.
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi organizative.
  • Aftësi për të marrë iniciativa, për të punuar në ekip.
  • Aftësi të mira kompjuterike.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin online:

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/ . Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga procesi i selektimit do të lajmërohen përmes telefonit.

Share

Advertising
Advertising
Facebook