Log in
X

Company Name

ITD Prishtinë sh.p.k.

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Asistent/e ne Departamentin e Shitjeve

Asistent/e ne Departamentin e Shitjeve

Information

Publish Date

31.10.2019

End Date

14.11.2019

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kompania: ITD Prishtine shpk shpall konkurs per:

Posti i punës: Asistent/e ne Departamentin e Shitjeve

Detyrat dhe Pergjegjesitë:          

  • Njeh shumë mirë strukturën e kompanisë dhe funksionet e çdo posti pune.
  • Njeh në një masë të pëlqyeshme kartelat e produkteve/ shërbimeve.
  • Njeh mirë gamën e produkteve që trajton kompania, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte.
  • Përgatit oferta sipas marzhit/udhëzimeve të përcaktuara nga SM.
  • Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet.
  • Shfaq raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët dhe eprorin.
  • Krijon raporte afatgjata bashkëpunimi me klientët.
  • Jep konsulencë mbi kërkesa të thjeshta që ka klienti
  • Ndihmon në procesin e negociimit, nënshkrimit dhe protokollimit të kontratës (pikë kontakti me klientin, ndjekje e firmosjes nga punonjësit dhe palët e përfshira në proces, dorëzim në protokoll) sipas rregullores.
  • Zbaton me korrektësinë më të madhe kërkesat për blerje ose kontratat e lidhura për lëvrim produktesh dhe shërbimesh me klientin. Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, instalime, trajnime, etj. Dorëzon në arkivë dosjen e kontratës menjëherë pas përfundimit.
  • Kryen procesin e faturimit ndaj klienteve

Kërkesa për kandidatët:

  • Te kete perfunduar studimet e larta. (E preferueshme)
  • Eksperience e meparshme pune ne pozicione analoge – e preferueshme
  • Njohuri shume te mira rreth programeve baze kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze
  • Aftesi shume te mira organizative dhe komunikuese
  • Aftesi per te perballuar pune nen presion

Kompania ofron keto kushte:

  • Orari i punes: e Hene – e Premte (40 ore ne jave)
  • Pagë konkurruese në treg
  • 20 dite pushim vjetor ne vit, dhe te gjitha lejet tjera sipas ligjit.
  • Transport te organizuar per punonjesit Prishtine- Kompani
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@itd-ks.com .

Ju lutem e specifikoni poziten per te cilen aplikoni ne subjekt!

Afati i aplikimit: 14 Nentor 2019

Expired

Share

Advertising