Log in
X

Company Name

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Operator në nivelin 110/x kV (8)

Operator në nivelin 110/x kV (8)

Information

Publish Date

30.10.2019

End Date

09.11.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Drenas | Mitrovicë | Pejë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, paragrafi 1,2,3,4 dhe 5 si dhe pikën 8.2 të Politikës të Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e pozitave të lira:

  1. Operator në nivelin 110/x kV (8 kryerës) - Rishpallje

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 3 deri 6 muaj.

Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.  

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale për pozitën: Operator në nivelin 110/x kV

Numri i kryerëseve: Tetë (8) kryerës për pozitë

Detyrat e përgjithshme:

Operatori në nivelin 110 kV është përgjegjësi kryesor për të gjitha operimet në NS 110(ose220)/x kV. Gjatë tërë orarit të punës duhet të bashkëpunojë ngushtë me Dispeçerin e Qendrës Nacionale (QND), Menaxherin e Operimit të Nënstacioneve, Përgjegjësin regjional për operim të nënstacioneve dhe Përgjegjësin e nënstacionit ku operon. Me urdhër të Dispeçerit operon me stabilimentet e tensionit të lartë në nënstacion, në funksionon të mbarëvajtjes së tërësishme të KOSTT dhe SEE në tërësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:

  • Përmes Dispeçerëve të QND Operatorët kryejnë të gjitha operimet e mundshme për mbikëqyrjen, operimin dhe mirëmbajtjen e nënstacioneve dhe linjave.
  • Zbatimi në përpikëri i Procedurës për Operim;
  • Operimi me të gjitha llojet e pajisjeve elektrike sipas urdhëresave të dispeçerit;
  • Krijon kushtet e sigurisë për punë në bashkëpunim me përgjegjësin për kryerje të punës dhe lëshon lejen për punë për ekipet e mirëmbajtjes dhe për punime tjera nga kontraktuesit brenda hapësirës së nënstacionit ku operon;
  • Sipas nevojës përkrah dhe informon ekipet e punës në nënstacion;
  • Monitorimi i performancës së nënstacionit;
  • Shënimi i performancës dhe incidenteve në nënstacione dhe raportimi i tyre;
  • Mbajtja e shënimeve për të gjitha veprimtaritë në nënstacion;
  • Evidentimi i kohës së operimeve;
  • Mban evidencë për gjendjen e furnizimit vetanak, e në rast nevoje lajmëron Menaxherin për Operim ose Përgjegjësin regjional për operim të nënstacioneve ose Përgjegjësin e nënstacionit ku operon.
  • Evidentimi i rënieve të stabilimenteve elektroenergjetike në kohë reale, deshifrimi i mbrojtjeve të cilat kanë vepruar;
  • Vrojtimi dhe evidentimi i gjendjeve jonormale në fushat në eksploatim, lajmërimi i tyre tek dispeçeri
  • Periodikisht bënë vrojtimin e gjendjes së stabilimenteve elektroenergjetike të nënstacionit dhe i raporton;
  • Ruan dokumentacionin teknik të nënstacionit;
  • Mban pastërtinë në objekt;
  • Gjatë tërë orarit të punës nuk duhet të largohet nga objekti;
  • Sipas nevojës, Menaxheri i Operimit e cakton në NS e të njëjtit nivel në të cilin duhet të punojë.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë Diplomë të Shkollës se mesme Elektroteknike apo Teknike; profili: Elektroenergjetikë, Instalime Elektrike apo ngjashëm.
  • Minimum 6 muaj përvojë pune profesionale;  
  • Njohuri lidhur me punën në nënstacione elektrike;
  • Njohja bazike e punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Besueshmëri dhe përpikëri;
  • Aftësi të plotë shëndetësore;
  • Aftësi të mira të komunikimit.

Kushtet e punës: Puna në dhomën e kontrollit, puna me ndërrime, punë me dhe pranë stabilimenteve elektroenergjetike të tensionit të lartë (10, 20, 35, 110 ose 220, ose 400 kV), certifikata shëndetësore për punësim në vende me kushte të veçanta pune.  

Vendi/Lokacioni:

Tre (3) kryerës për Nënstacionet në Regjionin e Prishtinës: (Drenas)

Pesë (5) kryerës për Nënstacionet në Regjionin e Pejës: (Pejë dhe Ilirida-Mitrovicë)

Forma e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkurs publik dhe në Web faqen zyrtare të KOSTT. Vetëm aplikacionet e kandidatëve, që kanë kualifikimin (shkollimin) e kërkuar do të merren në shqyrtim.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit dhe dëshmitë e përvojës së punës profesionale. Ndërsa dokumentet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion mund të kërkohen në faza tjera të procesit.

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor, nga data 26.10.2019 deri më 09.11.2019 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende të punës.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook