Log in
X

Company Name

“Trafiku Urban” Prishtinë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Inxhinier i Mekatronikës

Inxhinier i Mekatronikës

Information

Publish Date

08.10.2019

End Date

25.10.2019

Categories

Inxhinier

Job Places

Prishtinë

Job Description

K O N K U R S

Pozita e punës: Inxhinier i Mekatronikës (1 pozitë);

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit, me mundësi vazhdimi;

Orari i punës: I plotë- ndërrimi i natës;

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Bën diagnostifikimin e defekteve në autobusë dhe vlerësimin e shkaqeve të problemeve;
  • Bën zgjidhje për defektet e autobusëve duke përdorur proceset mekanike, elektronike dhe teknologjinë kompjuterike;
  • Aplikon sisteme të përparuara të kontrollit;
  • Bën modelimin, simulimin dhe analizën e sistemeve komplekse mekanike, elektronike dhe elektrike;
  • Përditëson pajisjet dhe softuerët në njësitë e kontrollit;
  • Në konsultim me inxhinierin e mirëmbajtjes, të hulumton metoda te reja te inspektimit dhe kontrollit të proceseve funksionale dhe sistemeve të autobusit.
  • Angazhohet vazhdimisht në riparim të automjeteve dhe sistemeve të tyre;
  • Jep sqarime të domosdoshme për ekipin e mirëmbajtjes për ndërrimin e pjesëve të dëmtuara qe përfshijnë komponentet mekanike dhe elektronike.
  • I raporton Udhëheqësit të Mirëmbajtjes.

 

Përgatitja Profesionale:

  • Diplomë Universitare, niveli Bechelor – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Drejtimi Mekatronikë;
  • Përvoja e punës në fushën e automjeteve është përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar është obligative;
  • Etikë profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën presion;

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com;

1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së http://www.trafikurban-pr.com/shq/job-aplikacioni-shq.html;

2. Letër motivuese;

3. Dëshmi mbi shkollimin;

4. Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse posedon);

5. Kopja e letërnjoftimit;

Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

1. Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

2. Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: punesimi@trafikurban-pr.com

Konkursi është i hapur nga data 08.10.2019 dhe përfundon më datë 25.10.2019 në ora 24:00.

Share

Advertising