Log in
X

Company Name

Kopshti Botanika

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç

Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç

Information

Publish Date

01.10.2019

End Date

15.10.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), I.P. “Botanika” – Prishtinë shpall;

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS:

Pozita: Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç

Orarë i plotë.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Isa Kastrati, pn, lagjia Mati II)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri.
  • Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 06/2015, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

  • Fakulteti i edukimit-programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme

Kandidatët e pakualifikuar sipas këtij UA. nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të bazuara në pikën II të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 01.10.2019 deri me datë 15.10.2019.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit, duke filluar nga data e publikimit me : 01.10.2019 deri me datë 15.10.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Botanika", nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Expired

Share

Advertising