Log in
X

Company Name

Labyrinth

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Infermier/e

Infermier/e

Information

Publish Date

30.09.2019

End Date

15.10.2019

Categories

Mjekësi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Programi i Fondit Global për parandalimin e HIV-it-Komponenta e Përdorueseve të Drogave Injektuese

SHPALLJE

Vend pune për pozitën Infermier/e në qendren Labyrinth

Pozitë me orar të plotë (40 orë për javë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Infermieri/ja në qendrën Labyrinth për detyrë dhe është përgjegjës/e: Përshkrimi i detyrave të punës

  • Të kryejë shërbimet teknike mjekësore në Terapine Mbajtëse me Metadon (përgatitja dhe dorëzimi i dozës se përcaktuar nga stafi mjekësor, evidentimi i ecurisë së tretmanit për secilin pacient).
  • Përgjegjës për regjistrimin e rezultateve të testeve të drogave për klientët në MMT.
  • Të kryejë shërbimet e teknikës laboratorike (marrja e mostrave të gjakut për testim vullnetar për HIV, Hepatit B dhe Hepatit C).
  • Ofrimi i shërbimeve të tjera infermierore, siq janë: pastrimi i plagëve- mobilizimi i tyre, matja e tensionit.
  • Të jetë përgjegjës/e për referimin e klientëve në institucionet përkatëse për trajtim dhe ndihmë.
  • Përgatitja e raporteve mujore për shërbimet mjekësore, për sherbimet e KTV-se dhe për programin e TMM-së.
  • Të kryeje punë organizative për shërbimin mjekësor.
  • T’i raportojë Menaxherit të Qendrës Multidisiplinare në fund të çdo muaji për rezultatet e punës.
  • Të mbikëqyr punën e infermiereve në DIC në Prizren dhe Gjilan.
  • Të bashkëpunoj me stafin shëndetësor në Mobile Unit.
  • Të asistoj në monitorimin edhe evaluimin e aktiviteteve dhe raportimit të brendshëm të Labirintit.
  • Në rast të përfundimit të kontratës, ose largimit/lëshimit të pozitëss, është përgjegjës të bëjë dorëzimin e detyrave dhe pergjegjësive siq parashihet me rregullat e brendshme të organizatës.
  • Të punojë në bashkëpunim të ngushtë me mjekun, psikiatrin, psikologun, punëtorin social, edukatorët në terren, Menaxherin e Qendrës Multidisiplinare dhe Koordinatorin e përgjithshëm të Programit të FG për HIV të OJQ-së “Labyrinth”.
  • Të jetë i gatshem për detyra tjera shtesë në rrethana specifike dhe sipas nevojës.

Kualifikimet dhë shkathtësitë e kërkuara:

Niveli i edukimit: Bachelor në infermieri;

  • Të jetë i/e Licencuar nga Oda e Infermierëve të Republikës së Kosovës;
  • Së paku një vjet përvojë si infermier/e në Institucionet Publike ose Private, në Organizata Jo-Qeveritare apo në organizata ndërkombëtare;
  • Të ketë shkathtësi koordinuese;
  • Të ketë shkathtësi ndërpersonale të mira dhe të punojë në ambiente komplekse dhe në ekip;
  • I/e gatshëm të jetë fleksibil në orar të punës me qëllim të arritjes së objektivave të programit dhe të marrë përsipër detyra shtesë nëse kërkohet nga Menaxheri/ja e Programit;
  • Njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës;

CV me dy (2) referenca të verifikueshme dhe kopje të skanuar të Diplomës për nivelin bachelor në infermieri dhe kopjen e Licencës, duhet të dorëzohen me e-mail në labirinti@gmail.com deri me daten 15.10.2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë.

Expired

Share

Advertising