Log in
X

Company Name

BP HOME INVESTMENT

Phone Number

+381 38 220 140

Company Place

Prishtinë

Inxhinier i Makinerisë

Inxhinier i Makinerisë

Information

Publish Date

25.09.2019

End Date

15.10.2019

Categories

Inxhinier

Job Places

Prishtinë

Job Description

SHPALLJE PËR PUNË

“Bp Home Investment” Sh.p.k me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është Kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.


Pozita:                                Inxhinier i Makinerisë
Vendi i punës:                 Selia e kompanisë BP HOME INVESTMENT ShPK.
Paga:                                  Konkurruese
Kohëzgjatja:                     E pakufizuar
Data e fillimit:                  Tetor, 2019


Kualifikimet Themelore:

Edukimi: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Drejtimi Termoenergjetikë dhe Termoteknikë

Përvoja: Së paku 5 vite përvojë profesionale. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Detyrat kryesore të të punësuarit do të jenë si në vijim:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Makinerisë përkatësisht Ngrohjes - Ftohjes, për nevojat e kompanisë - Projekteve;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Makinerisë përkatësisht Ngrohjes - Ftohjes, të planifikuara nga kompania;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Kryen punë të tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizon/Mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerën kompanisë;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme për nevojat e kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.

Kualifikimet Minimale:

Kandidati për pozitën e Inxhinier i Makinerisë duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në ndërtim/menaxhim ndërtimi dhe në pozita të ngjashme së paku rreth 5 vite.

Po ashtu, Kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë shkathtësi funksionale dhe teknike; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.

Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresen info@bp-home.com

Në Subject të e-mailit të ceket pozita për të cilën aplikoni. Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Tetor 2019.

Expired

Share

Advertising