Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

038/606-300, 038/606-400

Company Place

Lipjan

Specialist i Marketingut

Specialist i Marketingut

Information

Publish Date

25.09.2019

End Date

09.10.2019

Categories

Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

1.Specialist i Marketingut

Përgjegjësitë për pozitën

  • Specialisti i Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të strategjive të marketingut, për të tërhequr audiencën e përcaktuar (ATL DHE BTL);
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë /brendit;
  • Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
  • Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
  • Përcjellja e konkurrencës;
  • Propozon pako të ndryshme promovuese që do të nxisin rritjen e shitjeve te brendi;
  • Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushën relevante;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut si dhe njohja e terrenit të Kosovës;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
  • Posedimi i patentë shoferit është i domosdoshëm.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 Shtator 2019 deri me 09 Tetor 2019.

Expired

Share

Advertising