Log in
X

Company Name

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Phone Number

Company Place

Mitrovicë

Zyrtar për Informim

Zyrtar për Informim

Information

Publish Date

20.09.2019

End Date

01.10.2019

Categories

Komunë

Job Places

Mitrovicë

Job Description

Kryetari i Komunës

Nr. 01-111/01-0082319-2/19 dt. 16.09.2019

Mitrovicë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpallë:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

        

Institucioni :                                           Komuna e Mitrovicës së Jugut

Drejtoria:                                                Zyra e Kryetarit

Titulli i vendit të punës:                    Zyrtar për Informim – IN/060

Kategoria funksionale/Grada:      Profesional 1 - Grada 10 ( Koeficienti aktual 6 )

Numri i referencës:                           JP00040922

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me mbikqyrësin harton dhe zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë;
  • Monitoron mediet e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për menaxhmentin e Komunës; Mirëmban dhe përditëson me informata faqen zyrtare të Komunës;
  • Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për qasje në dokumentet publike;
  • Në bashkëpunim me Zyrtar për Informim dhe Monitorim të Medieve përgatit raportet 3 mujore, 6 mujore dhe vjetore për zbatimin e Ligjit për qasje në Dokumente Publike;
  • Ndihmon në përgatitjen e kumtesave, informatave, raporteve dhe publikimeve tjera për publikun dhe pas miratimit të tyre nga mbikëqyrësi dhe menaxhmenti i Komunës i shpërndan tek mediet e shkruara dhe elektronike dhe i vendos ne ueb faqen e Komunës;
  • Përgatit përgjigjet për kërkesat e pranuara nga mediet e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitet dhe shërbimet e Komunës;
  • Përcjell takimet, seminaret, konferencat e ndryshme, që organizohen nga Komuna dhe njësitë organizative të saj dhe përgatit informatën për këto ngjarje;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikqyerësi;

Procedurat e konkurrimit: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Diplome universitare në drejtimet: Gazetari ose Komunikim Masiv, pa përvojë pune.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Shkollë të lartë dhe 2 vite përvojë pune profesionale; Njohuri profesionale në fushën e gazetarisë, shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit; Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104.

Expired

Share

Advertising