Log in
X

Company Name

Duapune

Phone Number

Company Place

Tiranë

Administrator i Sistemeve të TIK

Administrator i Sistemeve të TIK

Information

Publish Date

10.09.2019

End Date

24.09.2019

Categories

IT & Dizajn

Job Places

Tiranë

Job Description

Administrator i Sistemeve të TIK

Duapune.com si pjesë e DM Consulting Services, ofron për më shumë se 15 vjet në Shqipëri dhe Kosovë shërbime të Burimeve Njerëzore të nivelit të lartë si Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv, shërbimet e Trajnimit dhe Zhvillimit, shërbimet e Vlerësimit të Punonjësve, Trajnimit e Këshillimit të Karrierës.

Në emër të një kompanie të konsoliduar në Kosovë që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, jemi duke rekrutuar për një profil : Administrator i Sistemeve të TIK

Vartësit : Helpdesk / Operatori i Sistemeve

Eprori : Udhëheqësi i Departmentit të TIK

Përgjegjësi / Detyra:

Përgjegjësia e Administratorit të Sistemeve të TIK është specifikimi, vendosja dhe mirëmbajtja e sistemeve për infrastrukturën e TIK të kompanisë tonë dhe për klientë.

  • Specifikimi i serverëve, stacioneve punuese, storage-ave, switch-ave, router-ave, firewall-ave, sistemeve operative, softuerave për virtualizim, softuerëve antivirus, softuerëve RDBMS (bazave të të dhënave), softuerëve për shkëmbim dhe organizim të informatave (portalet dhe exchange serverët) si dhe softuerëve tjerë të cilët shërbejnë për administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të TIK etj. të brendeve HP, HPE, IBM, Lenovo, Dell, CISCO, Mikrotik, ASUS, Microsoft, VMWare, Norton, etj.
  • Planifikimi i instalimeve dhe instalimi (asemblimi), vet dhe në bashkëpunim me operatorët e sistemeve.
  • Planifikimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të sistemeve të sipërpërmendura

Kërkesa dhe Kualifikime:

  • Edukimi: Diplomë universitare dhe (të mirëseardhura) certifikata të kualifikimeve / trajnimeve të caktuara profesionale
  • Cilësi të larta udhëheqëse, njerëzore, profesionale dhe organizative, aftësi në komunikim me njerëzit, njohja e gjuhëve të huaja (anglishtja e domosdoshme), aftësi e punës nën presion

Dërgoni CV tuaj në adresën email eljana.mete@duapune.com, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

Share

Advertising