Log in
X

Company Name

Duapune

Phone Number

Company Place

Tiranë

Programer (Zhvillues i Softuerit) / Implementues

Programer (Zhvillues i Softuerit) / Implementues

Information

Publish Date

10.09.2019

End Date

24.09.2019

Categories

Zhvillues i Aplikacioneve

Job Places

Tiranë

Job Description

Programer (Zhvillues i Softuerit) / Implementues

Duapune.com si pjesë e DM Consulting Services, ofron për më shumë se 15 vjet në Shqipëri dhe Kosovë shërbime të Burimeve Njerëzore të nivelit të lartë si Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv, shërbimet e Trajnimit dhe Zhvillimit, shërbimet e Vlerësimit të Punonjësve, Trajnimit e Këshillimit të Karrierës.

Në emër të një kompanie të konsoliduar në Kosovë që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, jemi duke rekrutuar për një profil : Programer (Zhvillues i Softuerit) / Implementues

Eprori: Drejtori i departamentit të softuerit

Përgjegjësi / Detyra:

  • Merr pjesë në analizën e kërkesave dhe proceseve të biznesit që duhet ti kryen aplikacioni.
  • Programon dhe integron komponentet dhe modulet e aplikacioneve softuerike në bashkëpunim me ekipin për zhvillim.
  • Prodhon module robuste, të qëndrueshme, të lehta për përdorim të shfrytëzuesit.
  • E bën testimin inicial të komponenteve të softuerit të zhvilluar nga ai.
  • Sipas kërkesës, merr pjesë në testimin e funksionaliteteve të softuerit të zhvilluar nga anëtarët tjerë të ekipit për zhvillim.
  • Harton dokumentet teknike të aplikacionit.
  • Harton doracakët e përdorimit të aplikacioneve softuerike.
  • Implementon softuer të zhvilluar nga kompania apo palët e treta,
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe migrimin e të dhënave.
  • Merr pjesë në planifikimin e trajnimeve dhe në trajnimin e shfrytëzuesve të aplikacionit.
  • Të vijon trajnime dhe të certifikohet për arritjen e shkathtësive profesionale për teknologji të cilat propozohen dhe përcaktohen nga departamenti i softuerit, drejtori i departamentit dhe menaxhmenti i kompanisë.
  • Të punojë në bazë të kodit etik të kompanisë, në bazë të procedurave dhe rregullave të shkruara të përgjithshme të kompanisë, të rregullave dhe procedurave të departmentit përkatës.

Kërkesa dhe Kualifikime:

  • Edukimi:Diplomë universitare dhe (të mirëserdhura) certifikata për kualifikime / trajnime për produkte apo teknologji specifike
  • Përvoja paraprake e dëshirueshme por jo e domosdoshme.
  • Cilësi të larta profesionale, aftësi për punë në ekip, prirje për saktësi
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglishtja e domosdoshme)
  • Aftësi për punë nën presion, aftësi të përcjelljes së dijes.

Dërgoni CV tuaj në adresën email eljana.mete@duapune.com, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

Share

Advertising