Log in
X

Company Name

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Phone Number

038/200 32 555

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e për Ruajtjen e Biodiversitetit (Kodi: AI/290)

Zyrtar/e për Ruajtjen e Biodiversitetit (Kodi: AI/290)

Information

Publish Date

06.09.2019

End Date

20.09.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Zyrtar/e  për ruajtjen e biodiversitetit (Kodi: AI/290)

Duke u bazuar në Ligjin me Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Neni 11 paragrafi 1 dhe 2 dhe Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat  e Rekrutimit në Shërbimin Civil, me  06.09.2019  bën:

 

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

 

Për plotësimin e vendit  të lirë të punës  

 

Titulli i Vendit te Punës: Zyrtar/e  për ruajtjen e biodiversitetit (Kodi: AI/290)

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës

Koeficienti: 7.00

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunësi i karrierës (përhershëm) – periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj

Nr.Referencës së vendit të punës: MMPH – 16/2019

Përgjegjësitë mbikëqyrëse: Jo

Departamenti: Mbrojtja e Mjedisit dhe Ujërave

Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit Mbrojtja e Natyrës

Orari i punës: I plotë

Vendi: Prishtinë

 

Qëllimi i vendit të punës:

Bënë hartimin e legjislacioni bazik dhe sekondar lidhur me ruajtjen e biodiversitetit, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiversitet, Planeve menaxhuese dhe Planeve hapësinore të zonave të mbrojtura të natyrës.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kryen punë për hartimin e legjislacioni bazik dhe sekondar lidhur me ruajtjen e biodiversitetit;
  2. Ndihmon gjatë hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiversitet, Planeve menaxhuese dhe Planeve hapësinore të zonave të mbrojtura të natyrës;
  3. Ndihmon hartimin e bazës profesionale për inicimin e procedurës për vënien nën mbrojtje të vlerave të natyrës;
  4. Merr pjesë gjatë hartimit të legjislacionit dhe dokumenteve të sektorëve tjerë;
  5. Bashkëpunon në lëshimin e pëlqimeve, lejeve, licencave, certifikatave të përcaktuara me legjislacionin e natyrës dhe mjedisit;
  6. Ndihmon Udhëheqësin e divizionit gjatë përgatitjes së planit vjetor dhe dinamik të punës, raportit vjetor dhe raporteve tjera;
  7. Merr pjesë në takime pune, trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale lidhur me punët që kryen;
  8. Kryen edhe detyra tjera me të cilat ngarkohet nga Udhëheqësi i Divizionit.

 

Kualifikimi i kërkuar

Diplomë universitare nga Fakulteti i Shkencave Natyrore ose Inxhinierie.

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Njohuri të thella dhe të specializuara, të fituara përmes shkollimit universitar në fushën përkatëse, dhe së paku dy (2) vite përvojë pune.
  • Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative.
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.

Procedurat e Konkurrimit: Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MMPH-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 20.09.2019.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MMPH-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MMPH-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr. Zyrës 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),  përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit, përderisa kandidati i suksesshëm duhet të sjell për plotësim të dosjes personale dhe: origjinalin e vërtetimit mjekësore dhe certifikatën që nuk është nën hetime.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit e të cilët duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes, nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Share

Advertising