Log in
X

Company Name

FINCA Kosovo

Phone Number

038/ 609 721, 609 722

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Zhvillim Agro Biznesi - Ferizaj

Zyrtar për Zhvillim Agro Biznesi - Ferizaj

Information

Publish Date

05.09.2019

End Date

18.09.2019

Categories

Bankë

Job Places

Ferizaj

Job Description

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes sëefikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

ZYRTAR PËR ZHVILLIM AGRO BIZNESI – DEGA FERIZAJ

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e Agro Bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e Agro klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e Agro Biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në agro biznes, ekonomi ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e agro biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit mikro-financiar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org apo në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 18/09/2019

www.fincakosovo.org

Share

Advertising