Log in
X

Company Name

Akademia e Drejtësisë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Zotimin e Mjeteve Buxhetore

Zyrtar për Zotimin e Mjeteve Buxhetore

Information

Publish Date

02.09.2019

End Date

13.09.2019

Categories

Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës
Republika Kosova/Republic of Kosovo

Akademia e Drejtësisë/Akademija Pravde/Academy of Justice

Në mbështetje të nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 3 pika 7, nenin 12 dhe 18 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Neni 15 i Rregullores  Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, nenit 17 pika 1.2 dhe 2 i Ligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, Akademia e Drejtësisë me 30 gusht 2019,shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Zotimin e Mjeteve Buxhetore
Numri i referencës:
03/13/DAF-AD
Koeficienti : 7
Pozita : Karrierës
Vendndodhja e pozitës: Prishtinë
Numri i vendeve të punës: 1 (një)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  • Analizon dhe vlerëson planin rrjedhës të parasë dhe siguron se shpenzimet janë bërë në pajtim me procedurat dhe standardet për buxhet dhe financa;
  • Siguron që mjetet buxhetore janë në dispozicion për shpenzim dhe janë bërë zotimet përkatëse në sistemet përkatës të institucioneve financiare dhe buxhetore;
  • Rishikon çdo urdhër zotimi dhe pagese si dhe dokumentet përkatëse për inicimin e procedurave për prokurim dhe i përcjell për veprim të mëtutjeshme;
  • Regjistron të gjitha zotimet e shpenzimeve në sistemin e menaxhimit të financave dhe kontrollit sipas llojeve të shpenzimeve dhe i përcjell deri në realizimin e shpenzimeve;
  • Barazon raportet e shpenzimeve me sistemin e thesarit në bazë tre mujore gjashtë mujor dhe vjetore dhe bashkëpunon me strukturat tjera organizative të ministrisë lidhur me zotimet dhe shpenzimet;
  • Mbikëqyr dhe zbaton kontrollin efektiv të menaxhimit të parave të gatshme dhe mirëmban dokumentacionin financiar dhe dosjet për te gjitha pagesat;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi”.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen Shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.

Në përputhje me parimet evropiane të lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe mos-diskriminimit, të huajt të cilët posedojnë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës mund të pranohen në Shërbimin Civil të Kosovës. Qeveria përcakton disa funksione themelore shtetërore (që kanë të bëjnë me sovranitetin e shtetit), të cilat mund të kufizohen vetëm për Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Në Shërbimin Civil të Kosovës mund të lejohet puna vullnetare-pa pagesë e nëpunësve civilë pas pensionimit, deri në moshën shtatëdhjetë (70) vjeçare. Mënyra e punës vullnetare rregullohet me Rregullore të nxjerrë nga Qeveria.

Procedurat e konkurrimit:

Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim duke përfshirë edhe kandidatët e jashtëm.

Shkollimi i kërkuar:

Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme

                                                               E nevojshme

 

 

2 vite përvojë punë

E nevojshme

 

Njohuri dhe përvojë në fushën e në fushën e buxhetit dhe financave;

 

E nevojshme

 

Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

 

E nevojshme

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;

 

E nevojshme

Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

 

E nevojshme

Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);

 

E nevojshme

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. Aplikantët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). Në fund të procesit të përzgjedhjes kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Kohëzgjatja e emërimit:

Emërimi është me afat të pacaktuar.

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në gazetat lokale dhe në web-faqen e Akademisë së Drejtësisë http://ad.rks-gov.net.

Paraqitja e kërkesave

Për shërbyesit civil aplikimi bëhet përmes sistemit të SIMBNJ - MAP, ndërsa për kandidatët që nuk janë shërbyes civil aplikacionet merren në web-faqe të Akademisë së Drejtësisë dhe dorëzohen në zyrat e Akademia e Drejtësisë në Lagjen e Spitalit, Rr. “Muharrem Fejza” pa nr. Prishtinë, ose aplikacionin dhe dokumentet të skanuara të dërgohen në email: burimenjerezore.ad@rks-gov.net 

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën e punës dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurron. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen! Kandidatët të cilën hynë në listën e ngushtë, për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit për intervistën. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Akademia e Drejtësisë i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në nenin 11 paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në AD-në, në këta numrat telefonit: 038 200 18 661 dhe 038 200 18 671 dhe atë prej orës 08:00 - 16:00.

Shkarko Aplikacionin

Expired

Share

Advertising