Log in
X

Company Name

Ministria e Drejtësisë

Phone Number

038-200 18-279

Company Place

Prishtinë

Vozitës - 1 (një)

Vozitës - 1 (një)

Information

Publish Date

02.09.2019

End Date

12.09.2019

Categories

Vozitës

Job Places

Prishtinë

Job Description

Prishtinë, 29/08/2019 - Bazuar në Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Qarkoren Administrative 01/2014, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K O N K U R S  

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

1. Pozita:       Vozitës - 1 (një) vend pune
Referenca:     MD/ DFSHP/ 29 - 08 - 01- 2019
Koeficienti:   5.5
I përgjigjet:   Udhëheqësit të Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
Vendi:           Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime të vozitjes në bazë të rregullave të komunikacionit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e automjetit që përherë të jetë i gatshëm për përdorim;
  • Mbanë evidencën – shënimet për lëvizshmërinë e veturës;
  • Plotëson formularët lidhur me veturën zyrtare;
  • Mbledhë dokumentacionin dhe fletë-udhëtimet, si dhe të njëjtat i’a dorëzon përgjegjësit të transportit;
  • I dorëzon raportin me shkrim zyrtarit kompetent lidhur me shpenzimet dhe mirëmbajtjen;
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e Nëpunësit Civil;
  • Ofron shërbime të vozitjes edhe për Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet, rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohë nga mbikëqyrësi;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diploma e Shkollës së mesme;
  • Patentë shoferi për kategorinë “B”, e obligueshme;
  • Një (1) vit përvoje pune;
  • Njohja e mire e gjuhëve në përdorim zyrtar në Republikën e Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë), Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 29.08.2019 gjer më datën 12.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 (katër) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

Expired

Share

Advertising