Log in
X

Company Name

Terre des hommes – child relief

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Ndihmës Mësues/e

Ndihmës Mësues/e

Information

Publish Date

30.08.2019

End Date

13.09.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Podujevë

Job Description

Konkurs pune

Ndihmës Mësues/e

Organizata Terre des hommes – Child relief, Delegacioni në Kosovë, kërkon të rekrutojë Ndihmës Mësues/e me kontratë shërbimi në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe ri-integrimit në arsimin bazë të fëmijëve dhe familjeve migrant dhe të kthyer në Kosovë” mbështetur nga GIZ CDBE.

Kushtet e përgjithshme: Kontratë shërbimi

Data e fillimit të pozitës: Shtator 2019;

Kohëzgjatja e kontratës: 4 muaj, me mundësi vazhdimi

HISTORIKU:

Terre des hommes Misioni në Kosovë është një organizatë jofitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 15 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjës së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha të ekspertizës të Terre des hommes shtrihet nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët vulnerabël dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale dhe qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës në mënyrë për të zhvilluar dhe zbatuar strukturat, politikat, standardet dhe procedurat e ndjeshme ndaj fëmijëve. Terre des hommes Kosova ka 2 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi.

QЁLLIMI I POZITЁS:

Qëllimi i pozitës së Ndihmës Mësuesit/es është ofrimi i mbështetjes për fëmijët migrant dhe të ri-kthyer në Kosovë dhe nga grupe tjera të cenuara përmes mësimit shtesë të organizuara në shkollat fillore dhe të mesme të ulta në komunat si më poshtë:

  1. Komuna Podujevë
    1. shkolla “Xheladin Rekaliu” – 1 pozitë;

DETYRAT DHE PЁRGJEGJЁSITЁ:

  • Të ofroj mbështetje nxënësve në detyrat e shtëpisë, shkrim dhe lexim në baza individuale dhe në grupe të vogla;
  • Të ofroj mbështetje shtesë nxënësve me vështirësi në mësimnxënie;
  • Të ndihmoj zhvillimin e programit mësimor dhe aktiviteteve duke përshtatur metodat e mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve;
  • Të motivoj dhe inkurajoj nxënësit për të përmirësuar rezultatet në mësimnxënie;
  • Të shkëmbej përvojën me mësimdhënësit e mësimit të rregullt;
  • Të mbaj evidencë për vijueshmërinë e mësimit të nxënësve;  
  • Të referoj raste të fëmijëve me dyshime për mundësi të abuzimit, lënies pas dore dhe formave tjera të cenimit të mbrojtjes së tyre në Grupin Këshillues të Komunitetit të mbështetur nga Terre des hommes;
  • Të dorëzoj raporte mujore në Terre des hommes të cilat mund të përfshijnë format individuale të vëzhgimeve; analizat e arritjes së performances individuale, plotësimi i dosjeve individuale; plotësimi dhe dorëzimi i databazës dhe çdo formë tjetër e raportimit të kërkuar nga koordinatori/koordinatorja e projektit bazuar në nevojat e projektit;

KOHЁZGJATJA E KONTRATЁS :

Kontrata hartohet për një periudhë prej katër (4) muaj, nga Shtatori 2019 deri në fund te Dhjetor 2019, me mundësi vazhdimi.

KUALIFIKIMET DHE SHKATHTЁSITЁ E NEVOJSHME:

  • Diploma e Fakultetit të Edukimit, apo kualifikim përkatës i mësimdhënies;
  • Minimum 3 vjet përvojë pune me fëmijë në fushën e arsimit;
  • Aftësi të mira të mësimdhënies dhe menaxhimit të orës së mësimit;
  • Etikë e lartë e punës, humanitet, durim dhe motivim i dëshmuar për punë me fëmijë;

Si të aplikoni:

Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen të aplikojnë për këtë pozitë dhe të dorezojnë dokumentet në vijim tek kos.application@tdh.ch

  • Curriculum Vitae/Biografinë
  • Letër Motivimi

me subjekt:  Ndihmës Mësues/e-Komuna Podujevë – “Xheladin Rekaliu”

Aplikimi për këtë pozitë është i hapur prej datës 30 gusht 2019 deri më 13 shtator 2019. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për mbrojtjen e fëmijëve:

Zotohet për respektimin e politikave të Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut përfshirë këtu: Politikën për mbrojtjen e fëmijëve, Politikën e sigurimit dhe sigurisë, Politikën kundër mashtrimeve/korrupsionit, Politikën e raportimit/lajmërimit.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk është në gjendje t'u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutem, keni parasysh që vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising