Log in
X

Company Name

BPB - Banka për Biznes

Phone Number

+381 38 620 620

Company Place

Prishtinë

Partner i biznesit në Burime Njerëzore (m/f) (HR Business Partner)

Partner i biznesit në Burime Njerëzore (m/f) (HR Business Partner)

Information

Publish Date

23.08.2019

End Date

05.09.2019

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

Partner i biznesit në Burime Njerëzore (m/f)
(HR Business Partner)

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare (Preferohet Master në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, apo Menaxhment);
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 5 vite në menaxhimin e strategjisë së burimeve njerëzore apo/dhe shërbime të konsulencës në fushën e kapitalit njerëzor;
  • Njohuri dhe eksperiencë në planifikim, organizim, zhvillim të kompanisë, marrëdhënie me punonjës dhe motivim në punë;
  • Përvojë dhe aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e njerëzve dhe menaxhimin e projekteve;
  • Të jetë entuziast dhe me përpjekje të fortë për të krijuar një mjedis pozitiv pune;
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioriteve dhe arritjes së objektivave;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Punon me ekipin menaxhues për të ndërtuar një kulturë angazhimi ku të gjithë të punësuarit të ndjehen të vlerësuar dhe të kontribuojnë me punën e tyre më të mirë;
  • Përgjegjës për zhvillimin individual të punonjësve, dinamikën e skuadrave dhe menaxhimin, proceset dhe aktivitetet që kanë për qëllim zhvillimin e stafi, talenteve dhe vlerësimin e kompanisë në të tashmen dhe sipas nevojave në të ardhmen;
  • Identifikon kanalet më efektive të komunikimit me punonjësit me qëllim të mbështetjes njerëzore dhe zhvillimit profesional, dhe harton projekte strategjike për programet e vlerësimit;
  • Punon ngushtë me menaxhmentin dhe punonjësit për të përmirësuar marrëdhëniet e punës, për të ndërtuar moralin dhe për të rritur produktivitetin;
  • Harton plan gjithëpërfshirës për zhvillim e aktiviteteve dhe menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
  • Zbaton planifikimin efektiv të karrierës, të këshillimit, trajnimit si dhe të zhvillimit profesional dhe teknik;
  • Analizon dhe zhvillon linjat e komunikimit ndërmjet funksionit të Burimeve Njerëzore dhe departamenteve të tjera;
  • Implementon funksionin e Burimeve Njerëzore në nivel strategjik brenda bankës duke siguruar zgjidhje inovative dhe kreative.

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj, në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Afati i aplikimit është deri me datë: 05 Shtator 2019.

Expired

Share

Advertising