Log in
X

Company Name

Swiss Diamond Hotel, Prishtina

Phone Number

038/220-000 lokali 897

Company Place

Prishtinë

Motër Medicinale

Motër Medicinale

Information

Publish Date

20.08.2019

End Date

29.08.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Medical Health Center”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Motër Medicinale (Femër - 1 pozitë)

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgjegjëse për regjistrimin e të dhënave të pacientëve në data bazën e të dhënave të qendrës dermatologjike “Swiss Medical Health Center” dhe mbajtjen në mënyrë të rregullt të shënimeve personale të tyre.
  • Përgjegjëse për dhënien e terapisë në mënyrë: I.M, I.V dhe S.C.
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e instrumenteve mjekësore dhe sterilizimi i tyre.
  • Përgjegjëse për pastrimin e plagëve, realizimin e anti shok terapsë, matjen e presionit / shtypjes së gjakut, temperaturës dhe sipas nevojës marrjen e gjakut për analiza.
  • Përgjegjëse për kontrollin dhe administrimin e pajisjeve mjekësore, barnave, etj.
  • Përgjegjëse për kryerjen e testeve diagnostike për të identifikuar dhe vlerësuar gjendjen e klientit / pacientit dhe intervenimin e shpejt në rastet emergjente.
  • Përgjegjëse për këshillimin e pacientëve në lidhje me përzgjedhjen e tretmaneve mjekësore.
  • Përgjegjëse për promovimin dhe shitjen e produkteve të qendrës dermatologjike “Swiss Medical Health Center” si dhe zgjerimin dhe kontakteve me pacientë.
  • Përgjegjëse për ruajtjen e konfidensialitetit lidhur me të dhënat e pacientëve.
  • Përgjegjëse që të planifikojë takimet me pacientë dhe të përcaktojë orarin e pritjes së tyre, duke i evituar pritjet e gjata dhe duke iu ofruar përparësi pacientëve të caktuar.
  • Përgjegjëse që pas ofrimit të shërbimit paceintit të kryejë në mënyrë të rregullt pagesën nga klienti dhe të ketë njohuri në mënyrën e lëshimit të faturës së rregullt apo kuponit fiskal.
  • Përkujdeset që të ketë nivel të lartë të paraqitjes dhe të pastërtisë trupore, duke marr parasysh kontaktet publike të cilat i ka me pacientë.
  • Përkujdeset për të gjitha pajisjet e punës së “Swiss Medical Health Center” që ti përdor me kujdes të shtuar, për të shmangur dëmet e panevojshme si dhe përdorimin me kujdes të uniformës së punës.
  • Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë së shëndetit në punë dhe pastërtisë.
  • Përkujdeset për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj pacientëve.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për këtë pozitë nevojiten këto kushte:

  • Arsimi profesional në fushën e mjekësisë.
  • Licencë të punës e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Njohuri shumë të mira profesionale të punës në procedurën e pritjes së pacientëve.
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe e gatshme për të ndihmuar. 
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe e interesuar për punë.  
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe e disiplinuar.
  • Përvojë pune së paku tri vite në qendra dermatologjike.

Mënyra e aplikimit

CV-ën, së bashku me diplomë, licencë të punës, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com apo në “Swiss Medical Health Center”, i cili gjendet në objektin e "Swiss Diamond Hotel", Sh.p.k.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë. 

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit.

Expired

Share

Advertising