Log in
X

Company Name

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Operator në nivelin 110/x kV (8)

Operator në nivelin 110/x kV (8)

Information

Publish Date

19.08.2019

End Date

30.08.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Drenas | Mitrovicë | Pejë | Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Proceduarave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në Politikën e Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për pozitën: Operator në nivelin 110/x kV

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 3 deri 6 muaj.

Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.  

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale për pozitën: Operator në nivelin 110/x kV

Numri i kryesëve: Tetë (8) kryerës për pozitë

Detyrat e përgjithshme:

Operatori në nivelin 110 kV është përgjegjësi kryesor për të gjitha operimet në NS 110(ose220)/x kV. Gjatë tërë orarit të punës duhet të bashkëpunojë ngushtë me Dispeçerin e Qendrës Nacionale (QND), Menaxherin e Operimit të Nënstacioneve, Përgjegjësin regjional për operim të nënstacioneve dhe Përgjegjësin e nënstacionit ku operon. Me urdhër të Dispeçerit operon me stabilimentet e tensionit të lartë në nënstacion, në funksionon të mbarëvajtjes së tërësishme të KOSTT dhe SEE në tërësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:

  • Përmes Dispeçerëve të QND Operatorët kryejnë të gjitha operimet e mundshme për mbikëqyrjen, operimin dhe mirëmbajtjen e nënstacioneve dhe linjave. Zbatimi në përpikëri i Procedurës për Operim;
  • Operimi me të gjitha llojet e pajisjeve elektrike sipas urdhëresave të dispeçerit;
  • Krijon kushtet e sigurisë për punë në bashkëpunim me përgjegjësin për kryerje të punës dhe lëshon lejen për punë për ekipet e mirëmbajtjes dhe për punime tjera nga kontraktuesit brenda hapësirës së nënstacionit ku operon;
  • Sipas nevojës përkrah dhe informon ekipet e punës në nënstacion;
  • Monitorimi i performancës së nënstacionit;
  • Shënimi i performancës dhe incidenteve në nënstacione dhe raportimi i tyre;
  • Mbajtja e shënimeve për të gjitha veprimtaritë në nënstacion;
  • Evidentimi i kohës së operimeve;
  • Mban evidencë për gjendjen e furnizimit vetanak, e në rast nevoje lajmëron Menaxherin për Operim ose Përgjegjësin regjional për operim të nënstacioneve ose Përgjegjësin e nënstacionit ku operon.
  • Evidentimi i rënieve të stabilimenteve elektroenergjetike në kohë reale, deshifrimi i mbrojtjeve të cilat kanë vepruar;
  • Vrojtimi dhe evidentimi i gjendjeve jonormale në fushat në eksploatim, lajmërimi i tyre tek dispeçeri
  • Periodikisht bënë vrojtimin e gjendjes së stabilimenteve elektroenergjetike të nënstacionit dhe i raporton;
  • Ruan dokumentacionin teknik të nënstacionit;
  • Mban pastërtinë në objekt;
  • Gjatë tërë orarit të punës nuk duhet të largohet nga objekti;
  • Sipas nevojës, Menaxheri i Operimit e cakton në NS e të njëjtit nivel në të cilin duhet të punojë.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Shkollën e Mesme - Drejtimi Elektroteknik;
  • Minimum 6 muaj përvojë pune profesionale;  
  • Njohuri lidhur me punën në nënstacione elektrike;
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Besueshmëri dhe përpikëri;
  • Aftësi shëndetësore;
  • Aftësi të mira të komunikimit.

Kushtet e punës: Puna në dhomën e kontrollit, Puna me ndërrime, Punë me dhe pranë stabilimenteve elektroenergjetike të tensionit të lartë, certifikata shëndetësore për punësim në vende me kushte të veçanta pune.  

Vendi/Lokacioni:

Tre (3) kryerës për Nënstacionet në Regjionin e Prishtinës: (Drenas)

Pesë (5) kryerës për Nënstacionet në Regjionin e Pejës: (Pejë, Dardania(Mitrovicë))

Forma e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkurs publik dhe në Web faqen zyrtare të KOSTT.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit dhe dëshmitë e përvojës së punës profesionale. Ndërsa dokumentet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion mund të kërkohen në faza tjera të procesit.

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor, nga data 16.08.2019 deri më 30.08.2019 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende të punës.

Expired

Share

Advertising