Log in
X

Company Name

Syri i Vizionit

Phone Number

0038139423240

Company Place

Pejë

Konsulent/e për përgatitjen e analizës mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë

Konsulent/e për përgatitjen e analizës mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë

Information

Publish Date

19.08.2019

End Date

03.09.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Pejë

Job Description

Termat e Referencës


Konsulent/e për përgatitjen e analizës mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë

Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO), në komunën e Pejës.

Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children në Kosovë (SCiK), tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të forcuar mekanizmat miqesorë për fëmijë në parandalimin e dhunës dhe  ndëshkimit trupor, dhe në raportimin e rasteve të dhunës në disa shkolla të komunave Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Klinë.

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, punohet në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshme ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës, si dhe rritjen e vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisë për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe denoncimin e rasteve të dhunës.

Syri i Vizionit do të punojë në zhvillimin e mjeteve miqësore për fëmijët në raportimin e dhunës në shkollë të cilat do të zhvillohen në bashkëpunim me fëmijët, mësuesit, prindërit dhe drejtorët e shkollave. SiV do të kryejë një hulumtim për të marrë pikëpamjet dhe përvojat e fëmijëve për mjetet/mekanizmat që ata shfrytëzojnë apo preferojnë t’i shfrytëzojnë për të raportuar dhunën brenda shkollës dhe që i bëjnë ata të ndjehen të sigurtë në hapësirat shkollore.

Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një komsulent/e apo kompani profesonale në fushën e hulumtimit dhe analizës në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkolla.

Qëllimi i këtij hulumtimi/analize eështë për të dokumentuar një pasqyrim sa më real mbi situatën aktuale në shkollat ku SiV është duke punuar, rreth mekanizmave apo instrumenteve më miqësore ekzistuese në shkollë ku fëmijët adresojnë rastet e dhunës brenda dhe jashtë shkollës, dhe çfarë mjete/mekanizma ata do të dëshironin të kenë shtesë në shkollat e tyre që të ndihen rehat dhe të sigurt për të raportuar dhunën. Analiza do të zhvillohet në pesë (5) komuna brenda Kosovës (Pejë, Gjakovë, Prizren, Klinë dhe Gjilan). Grupet që do të konsultohen si pjesë e hulumtimit do të jenë fëmijët, prindërit, mësimëdhënësit, si dhe drejtues të shkollave dhe institucioneve lokale të cilat për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve (shkollat dhe institucionet relevante do të përcaktohen nga SiV).

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shqyrtimi dhe analizimi i raporteve dhe artikujve ekzistues lidhur me legjislacionin në fuqi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna;
  • Vlerësimi i dokumenteve dhe mekanizmave ekzistuese në shkollat dhe komunat e përzgjedhura, si dhe dokumenteve dhe mekanizmave ekzistuese në nivelin qendror për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë;
  • Identifikimi i institucioneve qe ofrojnë shërbime të mbrojtjes së fëmijëve në dispozicion për fëmijët, kujdestarët dhe/ose familjet e tyre, etj;
  • Intervista të thella me përfaqësuesit e institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve (DKA, Inspektoratin e Arsimit, QPS dhe Policinë);
  • Intervista dhe bashkëbisedime në grup me përfaqësues të prindërve dhe mësimdhënësve;
  • Intervista dhe bashkëbisedime në grupe gjithëpërfshirëse me fëmijët nga grupmosha të ndryshme;
  • Përpilimi i raportit final në gjuhën shqipe dhe një prezantimi në powerpoint i gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve;

Afati kohor:

Raporti duhet të dorëzohet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Rezultatet:

Raporti duhet të përmbajë:

  • Përmbledhjen ekzekutivee (1-2 faqe)
  • Objektivat e analizës (1 faqe)
  • Kapitulli I - Metodologjia (1 faqe)
  • Kapitulli II - Rishikimi i legjislacionit
  • Kapitulli III – Institucionet në ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes në dispozicion për fëmijët / familjet në komunat e caktuara
  • Kapitulli IV - Rezultatet nga mbledhja e të dhënave
  • Kapitulli V - Rekomandimet
  • Kapitulli VI - Implikimet
  • Kapitulli VII - Referencat

Organizata/ Instituti hulumtues/ Kompania/Konsulenti duhet të punojë së afërmi me organizatën Syri i Vizionit dhe Save the Children gjatë përpilimit të dokument analizës të paraparë me këtë ToR.

Rekomandimet e kësaj analize studimore duhet jenë të kuptueshme dhe reale me situatën në shkollë dhe komunë, se si shkolla duhet krijoj instrumente/mekanizma miqësor për fëmijë për të adresuar dhunën, si dhe rekomandime se çfarë mund të bëjnë prindërit dhe institucionet tjera përgjegjëse për parandalimin e dhunës nëpër shkolla.

Kompetencat e kërkuara nga konsulenti/ja

  • Përvojë në realizimin e analizave kualitative dhe mbledhjen e të dhënave cilësore dhe sasiore;
  • Përvojë të dëshmuar në përgatitjen e hulumtimeve dhe posedim i aftësive të shkëlqyeshme analizuese (të bashkangjitet një shembull i punës së ngjajshme që keni bërë më parë);
  • Diplomë Master në fushën e shkencave sociale (punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale/qendore, të drejta të njeriut, etj);
  • Njohuri të mira rreth sistemit arsimor në Kosovë; njohja e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijës është përparësi;
  • Njohuri rreth legjistlacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Pagesa:

SiV do të paguajë konsulentin/en me vlerën e dakorduar, nga e cila do të zbriten dhe paguhen tatimet në të ardhura dhe kontributet pensionale, në bazë të Ligjit të Kosovës. Konsulenti/ja pritet të dorëzojë të gjitha rezultatet brenda afatit kohor të dakorduar, në mënyrë që të pranojë pagesën e plotë.

SiV do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të konsulentit/es. Tarifa e ofruar do të përfshijë të gjitha shpenzimet e nevojshme të udhëtimit dhe të komunikimit.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar ftohen që të aplikojnë duke i dërguar dokumentet e mëposhtme:

  • Kopjen e Diplomës Universitare (ndonjë Çertifikatë e Licencimit nga institucione relevante konsiderohet përparësi);
  • Përshkrimin e metodologjisë së punës, duke përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të hulumtimit të specifikuar sipas komunave;
  • Një plan tentativ të punës;
  • Një letër motivuese ku përfshihet përvoja, gatishmëria dhe aftesitë profesionale në hartimin e raporteve apo analizave të tilla (bashkangjit ndonjë kopje të raportit) që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve apo të ngjashme;
  • Curriculum Vitae (CV)
  • Propozimin financiar*
    • Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë: burimin e informatave, procedurat dhe teknikat e mbledhjes së informatave, teknikat e analizës së të dhënave, planin tentativ të punës, dhe shkrimim e raportit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën lokale, në formë elektronike në e-mail adresën: info@syriivizionit.org ose naser.lajqi@syriivizionit.org me subjektin: Aplikacioni për hulumtimin për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë, apo edhe përmes postës në adresën e organizatës: OJQ “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 20 Shtator 2019, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!

Expired

Share

Advertising